Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
skandialbradio Skandi Alb Radio
Para zgjedhjeve të këtij fundjave, disa xhami në Suedi po zhvillojnë fushata për t’i nxitur besimtarët të marrin pjesë në votime. Lajmi raportohet nga SVT Nyheter Väst.
Në Uppsala, Xhamia e Uppsalës po organizon një “shkollë zgjedhore”, ku anëtarët e komunitetit mund të marrin informacion dhe të mësojnë më shumë rreth zgjedhjeve dhe votimit.
Në Malmö, Federata Islame po zhvillon një fushatë për të rritur pjesëmarrjen në zgjedhje në zonën e Rosengård.
Ndërkohë, Xhamia e Göteborgut ka krijuar ambasadorë të zgjedhjeve në Hammarkullen. Xhamia ka përgatitur gjithashtu një kalkulator zgjedhor, i cili përmban edhe pyetje për çështje të tilla si hixhabi dhe shkollat private fetare.
Organizatorët thonë se këto fushata nuk janë të lidhura me ndonjë parti politike dhe janë politikisht të pavarura. Megjithatë, sipas Magnus Hagevit, profesor i shkencave politike në Universitetin Linné, një mobilizim i tillë mund të favorizojë partitë e majta.
“Preferencat politike janë të prirura nga e majta. Socialdemokratët kanë mbështetje shumë të fortë te myslimanët suedezë. Në sondazhet që kemi, mbështetja është rreth 55–60%”, thotë Hagevi.
Në të njëjtën kohë, në rrjetet sociale po bëjnë thirrje edhe influencues myslimanë suedezë. Ata po u kërkojnë ndjekësve të tyre të mos votojnë për qeverinë aktuale dhe për Demokratët e Suedisë (SD).
Fushatat në xhami synojnë kryesisht të rrisin pjesëmarrjen në votime dhe t’i inkurajojnë njerëzit të përdorin të drejtën e tyre për të votuar. Megjithatë, sipas profesorit Hagevi, rritja e pjesëmarrjes në këto komunitete mund të ketë ndikim politik, pasi një storë pjesë e votuesve myslimanë tradicionalisht mbështet partitë e majta.
Burimi:Kvartal/SVT
Link: https://www.svt.se/nyheter/lokalt/vast/moskeer-mobiliserar-infor-valet-forsta-gangen-sa-manga-pratar-om-att-rosta
https://kvartal.se/nyheter/artiklar/moskeer-mobiliserar-infor-valet-kan-gynna-vanstern/cG9zdDoxODkyMTQ
Written by: admin