Lajme

Zelensky mbështet propozimin, por dëshiron të flasë me Trumpin

todayMarch 18, 2025 9

Background
share close

Presidenti i Ukrainës, Volodymir Zelensky, ka deklaruar se ai mbështet një armëpushim të kufizuar me një ndalim prej 30 ditësh për sulmet ndaj infrastrukturës energjetike.

Megjithatë, Zelensky thekson se dëshiron të zhvillojë një bisedë me presidentin amerikan Donald Trump përpara se të marrë një vendim përfundimtar.

“Gjithçka duhet bërë siç duhet, prandaj duhet të kemi një bisedë me presidentin Trump, dhe atëherë do të mësojmë me detaje se çfarë u ofrua nga rusët amerikanëve ose çfarë u ofrua nga amerikanët rusëve,” tha Zelensky për gazetarët, sipas Reuters.

Ndërkohë, ai paralajmëron se Rusia nuk është ende e gatshme të përfundojë luftën.

“Ata nuk janë as të gatshëm për hapin e parë, i cili është një armëpushim,” tha presidenti ukrainas.

Written by: admin

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%