Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
Skandialbradio Skandi Alb Radio
Partia e Gjelbër (Miljöpartiet) ka shprehur zhgënjimin për vendimin e udhëheqjes së Partisë së Qendrës (Centerpartiet) për të votuar pro kandidaturës së kreut të Moderatëve, Ulf Kristersson, për kryeministër në votimin që do të mbahet të hënën në Parlament.
Lajmi është bërë i ditur nga bashkëkryetari i Partisë së Gjelbër, Daniel Helldén, i cili ka bërë thirrje që Partia e Qendrës të ndryshojë qëndrim dhe të zgjedhë një drejtim tjetër politik për Suedinë.
“Nuk është ende vonë që Partia e Qendrës të zgjedhë një drejtim të ri për Suedinë, me një politikë më të vendosur për mbrojtjen e klimës dhe një politikë humane për migracionin. Dera jonë mbetet ende e hapur”, ka shkruar Helldén në rrjetin social X.
Edhe kryetarja e Socialdemokratëve, Magdalena Andersson, ka deklaruar se bashkëpunimi me Partinë e Qendrës mbetet ende një mundësi dhe se dera e kampit kuq-gjelbër është e hapur.
Ajo ka kritikuar mundësinë e formimit të një qeverie të dytë të mbështetur në marrëveshjen Tidö, duke e cilësuar atë si historikisht të dobët.
“Një qeveri e dytë Tidö do të ishte historikisht e dobët dhe nuk do të kishte mundësi të siguronte mbështetjen e nevojshme për të zbatuar politikën e saj”, ka shkruar Andersson në një postim në X.
Reagimet e dy partive vijnë pas vendimit të udhëheqjes së Partisë së Qendrës për të mbështetur Ulf Kristerssonin si kryeministër, një vendim që mund të ndikojë drejtpërdrejt në formimin e qeverisë së ardhshme të Suedisë.
Burimi: OMNI
Link: https://omni.se/mp-toppen-sorjer-var-dorr-star-fortsatt-oppen/a/JnoV78
Written by: admin