Lajme

Zjarr i madh në Jokkmokk, helikopterët ndihmojnë, tymi ndihet edhe nga larg

todayJuly 24, 2025 34

Background
share close

Një zjarr i madh në pyll, që ka përfshirë rreth 400 hektarë, ka shpërthyer në komunën Jokkmokk, në veri të Suedisë. Zona ku ka rënë zjarri nuk ka rrugë, ndaj shërbimi i emergjencës po përdor helikopterë për të ndërhyrë nga ajri.

Lena Sandberg Johansson, e cila jeton rreth 30 kilometra larg vendit të zjarrit, ka lejuar helikopterët të ngrihen nga oborri i shtëpisë së saj. Ajo thotë se tymi i zjarrit ndihet shumë edhe aty ku banon.

“Ka shumë erë dhe  tym. Liqeni Karats është mbuluar nga një mjegull gri,” tha ajo për radion P4 Norrbotten.

Gjatë kësaj jave, kanë shpërthyer disa zjarre të tjera në zona të ndryshme të qarkut Norrbotten, kryesisht për shkak të vapës së madhe. Instituti i motit SMHI ka dhënë një paralajmërim portokalli për temperaturat e larta në pjesën lindore të rajonit.

Autoritetet po bëjnë gjithçka për të ndaluar përhapjen e flakëve.

Written by: admin

Rate it

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%