Lajme

Zvicra investon gjysmë miliardë krona për linjë treni drejt Malmös

todayJuly 15, 2025 29

Background
share close

Zvicra do të investojë 568 milionë korona suedeze për një lidhje të re hekurudhore mes qytetit Basel dhe Malmö në Suedi, raporton gazeta Sydsvenskan. Nisja e parë e trenit është planifikuar për prill 2026.

Pas këtij projekti qëndron kompania shtetërore hekurudhore zvicerane SBB dhe një degë gjermane e kompanisë amerikane RDC.

“Paratë janë të destinuara për të mbuluar kostot operacionale të linjës së re të trenit. Bëhet fjalë për shpenzime për përdorimin e hekurudhave dhe energjinë, por edhe për trenat dhe personelin”, tha zëdhënësja e SBB-së, Sabrina Schellenberg, për mediat zvicerane.

Projekti është pjesë e përpjekjeve të Zvicrës për të promovuar udhëtimet me tren nate si pjesë e punës për klimën. Ende nuk është bërë e ditur se në cilat stacione të tjera do të ndalet treni, përveç në Malmö dhe Kopenhagen.

Written by: admin

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%