Marshi fitimtar i kronës suedeze kundrejt dollarit vazhdon
Krona suedeze ka vazhduar të forcohet edhe më tej ndaj dollarit amerikan. Sipas të dhënave të fundit, ajo është valuta që ka pasur ecurinë më të mirë këtë vit mes valutave më të tregtuara në grupin e njohur si G10. Agjencia e lajmeve Bloomberg njofton se, sipas matjes së bërë të dielën, një dollar amerikan këmbehet me 9,27 krona suedeze. Kjo tregon se krona është forcuar me 19,40% kundrejt dollarit […]