admin

1613 Results / Page 145 of 180

Background

Lajme

Frederiksen: Drejtorët duhet të kenë të drejtë të përjashtojnë nxënësit e dhunshëm

Kryeministrja e Danimarkës, Mette Frederiksen, ka propozuar që drejtorët e shkollave të kenë të drejtën të përjashtojnë vetë nxënësit e dhunshëm në klasat e larta të shkollës fillore, pa pasur nevojë për miratimin e komunës. Në një intervistë për gazetën Berlingske, Frederiksen tha se është e domosdoshme që shkollat të vendosin kufij të qartë ndaj sjelljeve të dhunshme. “Nëse shkolla fillore nuk vendos kufij për këtë sjellje, shoqëria jonë nuk […]

todayNovember 12, 2025 20

Lajme

Forssell kërkon sqarime nga S dhe Magdalena Andersson për ndihmën e rikthimit

Ministri i Migracionit i Suedisë, Johan Forssell (Moderaterna), ka kërkuar që Partia Socialdemokrate të sqarojë qëndrimin e saj lidhur me ndihmën e rikthimit për emigrantët që duan të kthehen në vendet e tyre të origjinës. Ai e quajti “krejt të çmendur” situatën që, sipas tij, po ndodh brenda partisë së majtë, raporton SVT Nyheter. Forssell tha se kryetarja e socialdemokratëve, Magdalena Andersson, publikisht ka thënë se ndihma e rikthimit është […]

todayNovember 12, 2025 51

Lajme

Bora po i afrohet Göteborgut, koha për gomat e dimrit.

Moti i ftohtë po përhapet në të gjithë Suedinë dhe qyteti i Göteborgut mund të marrë reshjet e para të borës javën e ardhshme. Lajmin e raporton gazeta Göteborgs-Posten (GP). Sipas meteorologes së SMHI, Sandra Fyrstedt, parashikimi është ende i pasigurt. “Do të shohim nëse bora do të vijë që tani, por një gjë është e sigurt: është koha për të menduar për gomat e dimrit”, tha ajo për gazetën. […]

todayNovember 12, 2025 27

Lajme

Testi i shtetësisë suedeze mund të vonohet me dy vjet

Testet e gjuhës dhe të njohurive shoqërore, që qeveria suedeze dëshiron t’i vendosë si kusht për marrjen e shtetësisë, mund të mos jenë gati me kohë. Sipas raportimit të Dagens Nyheter, qeveria ka planifikuar që testet të jenë gati deri në vjeshtën e vitit 2026, por duket se kjo nuk do të realizohet. Agjencia Suedeze për Arsimin e Lartë (UHR) thotë se testi i gjuhës suedeze do të vonohet. Sipas […]

todayNovember 12, 2025 726

Lajme

Magdalena Andersson: Çështje shumë e vështirë dhe e papërgjegjshme të futen 13-vjeçarë në burg

Kryetarja e Socialdemokratëve, Magdalena Andersson, ka reaguar pas kritikës së fortë që Shërbimi i Burgjeve dhe Paraburgimit të Suedisë (Kriminalvården) ka bërë ndaj propozimit të qeverisë për të dënuar me burg edhe 13-vjeçarët. Në një konferencë për shtyp, Andersson tha se e merr shumë seriozisht këtë kritikë dhe se qeveria do të vepronte në mënyrë të papërgjegjshme nëse do të vazhdonte me një propozim “që as nuk është hetuar siç […]

todayNovember 12, 2025 25

Lajme

Ebba Busch shpërthen ndaj Moderatëve: “Refuzoj t’u nënshtrohem”

Kryetarja e Demokratëve të Krishterë (KD), Ebba Busch, ka reaguar ashpër ndaj kritikave që kanë ardhur nga partia Moderaterna (M). Në një deklaratë për Expressen, ajo tha se partia e saj “po trajtohet në një mënyrë ndaj së cilës ajo refuzon të nënshtrohet”. Në një intervistë për Svenska Dagbladet (SvD), Busch kishte hapur derën për një bashkëpunim të mundshëm me Socialdemokratët (S) dhe tha se, në rast të një bllokimi […]

todayNovember 12, 2025 31

Lajme

Socialdemokratët kërkojnë heqjen e karensavdrag

Partia Socialdemokrate (S) kërkon që të hiqet karensavdrag, pra ajo dita e parë e sëmundjes kur punonjësit nuk marrin pagesë. Në një konferencë për shtyp, kryetarja e partisë Magdalena Andersson dhe zëdhënësja për politikën e sigurimeve shoqërore Ida Karkiainen njoftuan se partia ka paraqitur një mocion të ri për ndryshimin e ligjit. “Ne duam që ata që punojnë fort dhe mbajnë shoqërinë tonë të ndiejnë se politika ekonomike është për […]

todayNovember 12, 2025 26

Lajme

Përçarje në koalicionin e Tidö: SD hap derën për heqjen e karensavdrag

Një përçarje e re po shfaqet brenda bashkëpunimit të quajtur Marrëveshja e Tidö. Partia Demokratike Suedeze (SD) është shprehur e hapur për të mbështetur propozimin e socialdemokratëve (S) për heqjen e zbritjes së karensavdrag nga pagesa kur sëmuresh, një hap që mund të tronditë ekuilibrin brenda bllokut qeverisës të djathtë. Sipas gazetës Aftonbladet, kryeministri Ulf Kristersson (Moderaterna) e ka cilësuar propozimin si joserioz dhe financiarisht të papërgjegjshëm. “Gjithçka varet nga […]

todayNovember 12, 2025 17

Lajme

Vazhdon numri i lartë për largim (pushuar) nga puna në Suedi

Numri i njoftimeve për pushime nga puna vazhdon të jetë i lartë në Suedi. Në tetor, afro 6,200 persona morën njoftime për pushim nga puna, krahasuar me afro 5,700 persona në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, sipas statistikave të Arbetsförmedlingen (Shërbimi Suedez i Punësimit). Ndërkohë, numri i të papunëve të regjistruar ishte 357,000, pak më i ulët se një vit më parë. Kjo ka bërë që niveli i […]

todayNovember 12, 2025 52

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%