Borxhet te Kronofogden janë rritur shumë te të rinjtë nën 18 vjeç
Gjatë vitit të kaluar, borxhet te Kronofogden janë rritur ndjeshëm te të rinjtë nën moshën 18 vjeç. Këtë e bën të ditur Davor Vuleta nga Kronofogden. Sipas tij, pothuajse e gjithë kjo rritje vjen nga borxhet për dëmshpërblime. Dëmshpërblimi është para që një gjykatë vendos se një person duhet t’ia paguajë dikujt që ka qenë viktimë e një krimi. Këta të rinj janë dënuar nga gjykata të paguajnë dëmshpërblim, por […]