Sot mbahen zgjedhjet për Parlamentin Evropian në 27 vende të BE-së. Ja çfarë duhet të dini!
Rreth 400 milionë persona, shtetas të vendeve të Bashkimit Evropian do të votojnë në zgjedhjet për Parlamentin Evropian. Ky vit shënon zgjedhjet e 10-ta parlamentare që nga votimet e para në vitin 1979. Zgjedhjet mbahen çdo pesë vjet. Këtë vit, zgjedhjet do te mbahen nga dita e sotme e deri më datë 9, duke nisur nga Holanda. Numri i anëtarëve të zgjedhur në çdo vend varet nga madhësia e popullsisë. […]