Lajme

1077 Results / Page 27 of 120

Background

Lajme

Swish sjell funksion të ri për ndarjen e shpenzimeve

Më 11 maj 2026, shërbimi suedez i pagesave Swish prezantoi një funksion të ri që pritej prej shumë përdoruesve. Shumë njerëz përballen shpesh me situata ku duhet të ndajnë shpenzime me miqtë apo familjarët, si pagesa e faturës në restorant, blerja e një dhurate së bashku ose blerja e biletave. Por për shumë persona është e sikletshme t’u kërkojnë të tjerëve paratë që u detyrohen, sepse kanë frikë se mos […]

todayMay 13, 2026 190

Lajme

Shoku i gjobave në Norvegji: Një gabim në timon mund t’ju kushtojë mbi 16 mijë korona

Pushimet verore me makinë në Norvegji mund të përfundojnë me gjoba shumë të rënda për shoferët suedezë. Policia norvegjeze po paralajmëron se shkeljet e zakonshme në trafik kushtojnë shtrenjtë, ndërsa autoritetet po shqyrtojnë mundësinë që gjobat të rriten edhe më shumë. Sipas sekretarit të shtetit, Tom Kalsås, efekti parandalues i gjobave ndryshon me rritjen e çmimeve në shoqëri dhe për këtë arsye mund të jetë e nevojshme rritja e tyre. […]

todayMay 13, 2026 80

Lajme

Pas fundjavës me shi, Suedia përgatitet për vapë verore: Temperaturat arrijnë deri në 25 gradë

Pas një fundjave të gjatë me mot të zymtë dhe reshje, java e ardhshme pritet të sjellë temperatura të larta dhe atmosferë të vërtetë verore në disa pjesë të Suedisë. Sipas meteorologut të Klart, Lasse Rydqvist, ditët më të mira pritet të jenë e mërkura, e enjtja dhe e premtja, kur moti do të përmirësohet ndjeshëm dhe temperaturat do të rriten. Ai tha për Aftonbladet se kulmi i vapës pritet […]

todayMay 13, 2026 67

Lajme

Qeveria suedeze vendos rregulla të reja për shkollat private. Ndalohen fitimet në 5 vitet e para

Partitë e marrëveshjes Tidö në Suedi kanë arritur marrëveshje për vendosjen e rregullave të reja ndaj shkollave private, të njohura si “friskolor”. Sipas propozimit të ri, shkollat private të reja nuk do të lejohen të nxjerrin fitime gjatë pesë viteve të para pas hapjes së tyre. Qeveria suedeze thotë se kjo masë synon të sigurojë që fokusi i shkollave të jetë te cilësia e mësimit dhe jo te fitimi financiar. […]

todayMay 13, 2026 48

Lajme

Suedia ul sërish taksën e karburantit. Benzina dhe nafta pritet të bëhen 3 krona më të lira për litër

Qeveria suedeze ka njoftuar një paketë të re ekonomike prej 17.5 miliardë kronash suedeze, për shkak të situatës së krijuar nga bllokada e Hormuzit, e cila ka ndikuar në rritjen e çmimeve të energjisë dhe karburantit. Gjatë një konference për shtyp, partitë e marrëveshjes Tidö bënë të ditur se 7.7 miliardë krona nga kjo paketë do të përdoren për uljen e taksës së karburantit. Sipas planit të qeverisë, nga 1 […]

todayMay 13, 2026 41

Lajme

Çmimet e ushqimeve në Suedi ranë më shumë se në 30 vitet e fundit pas uljes së TVSH-së

Çmimet e ushqimeve në Suedi kanë shënuar një rënie të madhe gjatë muajit prill, sipas statistikave të reja të publikuara nga organizata suedeze e statistikave, Statistics Sweden (SCB). Sipas raportit, çmimet e ushqimeve dhe pijeve joalkoolike ranë me 5.5% nga marsi në prill. Kjo është rënia më e madhe e regjistruar në më shumë se 30 vjet. “Ushqimet dhe pijet joalkoolike nuk kanë rënë kaq shumë në 30 vitet e […]

todayMay 13, 2026 65

Lajme

Papunësia vazhdon të bjerë në Suedi pavarësisht pasigurisë në botë

Numri i personave të papunë në Suedi ka vazhduar të ulet edhe gjatë muajit prill. Sipas shifrave të reja të publikuara nga Arbetsförmedlingen, papunësia ka rënë me afro 20 mijë persona dhe tani është në nivelin 6,5%. Kjo rënie është vazhdim i zhvillimit pozitiv që është parë që nga fillimi i këtij viti. Në muajin mars papunësia ishte 6,9%, ndërsa në prill kishte zbritur në 6,6%, për të arritur tani […]

todayMay 13, 2026 46

Lajme

Shi dhe mot i ftohtë në fillim dhe deri në fundjavë , por temperaturat drejt rritjes

Fundjava e gjatë nis me shi dhe mot të ftohtë, por ngrohtësia rikthehet shpejt. Sipas Expressen, një zonë e madhe reshjesh do të përfshijë pjesë të mëdha të Suedisë gjatë së mërkurës. Meteorologia e SMHI, Emma Härenstam, thotë se në disa zona priten reshje të dendura. Në jug të Norrland-it mund të bien deri në 30 milimetra shi. Megjithatë, moti pritet të përmirësohet shpejt. Që nga e enjtja do të […]

todayMay 12, 2026 23

Lajme

Rregull i ri i BE-së: Mund të bëhet kontrolli teknik i makinës edhe jashtë vendit

Bashkimi Europian ka miratuar një paketë të re rregullash për kontrollin teknik të makinave që do të vlejë për të gjitha vendet anëtare. Sipas propozimit të ri, shoferët mund të kenë mundësi që kontrollin teknik ta bëjnë edhe në një vend tjetër të BE-së, për shembull gjatë pushimeve në Spanjë ose Itali. Ky rregull ende nuk është përfundimtare. Parlamenti i BE-së e ka miratuar paketën, por tani duhet të ketë […]

todayMay 12, 2026 129

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%