Lajme

1538 Results / Page 29 of 171

Background

Lajme

MP dhe V: Nesër mund të ndalen dëbimet e adoleshentëve

Miljöpartiet (MP) dheVänsterpartiet (V) u kanë bërë thirrje Socialdemokraterna (S) dhe Liberalerna (L) që të votojnë kundër dëbimeve të adoleshentëve. Votimi do të mbahet nesër në Komisionin për Sigurime Shoqërore të Parlamentit suedez. Gjatë një konference për shtyp, zëdhënësi për çështjet e emigracionit i V-së, Tony Haddou, tha se përgjegjësia është e madhe. ” Nesër, kur të votojmë në komision, një përgjegjësi e rëndë bie mbi Socialdemokratët dhe Liberalët”, deklaroi […]

todayFebruary 16, 2026 240

Lajme

Tetëvjeçarja Gabriella dëbohet sot drejt El Salvador

Gabriella, 8 vjeç, do të dëbohet sot së bashku me familjen e saj drejt El Salvadorit. Arsyeja është se babai i saj nuk arrin të fitojë pagën minimale të kërkuar, pasi qeveria ka rritur nivelin e pagës minimale për leje pune. Lajmi është publikuar nga gazeta suedeze Aftonbladet, e cila ndodhet sot në aeroportin Arlanda, aty ku familja po përgatitet të largohet nga vendi. “Nuk do të mund t’i takoj […]

todayFebruary 16, 2026 110

Lajme

Këshilli Ligjor kritikon propozimin për qira me opsion blerjeje të banesave

Këshilli Ligjor është kritik ndaj idesë së qeverisë për të lejuar që njerëzit të marrin banesa me qira me të drejtë blerjeje. Sipas Këshillit, kjo mund të sjellë rreziqe të mëdha për personin që e merr banesën, raporton TT. Qeveria propozon këtë model për të ndihmuar të rinjtë dhe të tjerët që kërkojnë banesë, por nuk kanë mundësi të paguajnë një shumë paraprake. Ideja është që ata të jetojnë fillimisht […]

todayFebruary 16, 2026 159

Lajme

Suedi: Papunësia u ul më shumë se sa pritej në janar

Të dhënat e reja nga SCB tregojnë se papunësia në janar ra më shumë se sa kishin parashikuar ekspertët. Papunësia sipas sezonalitetit ishte 8%, një ulje nga 8,8% në dhjetor. Analistët, sipas përmbledhjes së Infront, kishin parashikuar 8,7%. Nëse llogaritet pa marrë parasysh ndryshimet sezonale, papunësia ishte 8,6% në janar, krahasuar me 8,3% në dhjetor. Shifra që tregon trendin e përgjithshëm, e llogaritur për të treguar lëvizjet gjatë kohës, ishte […]

todayFebruary 16, 2026 37

Lajme

Pritjet për inflacionin bien lehtë. Norma bazë mbetet pothuajse e pandryshuar.

Pritjet për inflacionin në vitet e ardhshme janë ulur pak në muajin shkurt. Kjo vjen nga matja më e fundit e realizuar nga Origo për llogari të Riksbanken. Sipas të dhënave të reja, inflacioni pas një viti pritet të jetë 1,4%. Në matjen e mëparshme, një muaj më parë, pritej të ishte 1,5%. Ndryshim më i madh vërehet në pritjet për dy vitet e ardhshme. Tani inflacioni pritet të arrijë […]

todayFebruary 16, 2026 87

Lajme

I ftohti i madhë po largohet. Pritet mot më i butë në fundjavë

I ftohti i fortë që ka shënuar muajin shkurt pritet të zbutet në fund të kësaj jave. Sipas parashikimeve, një zonë me presion të ulët do të hyjë në jug të Suedisë, duke sjellë borë dhe shi. “Temperaturat mund të kalojnë në gradë mbi zero”, tha Viktor Bergman, meteorolog në SMHI, për agjencinë e lajmeve TT . I ftohti i madh ka ardhur si pasojë e një zone të qëndrueshme […]

todayFebruary 16, 2026 34

Lajme

Suedi: Ndihma do të lidhet me pranimin e të dëbuarve

Qeveria suedeze kërkon që ndihma për zhvillim të përdoret për t’i bindur vendet e origjinës të pranojnë shtetasit e tyre që dëbohen nga Suedia. Ky është një nga mesazhet kryesore që i është dhënë këtë vit Sida -s, sipas lajmit të publikuar nga TT. Zëvendësdrejtoresha e përgjithshme e Sida-s, Hanna Hellquist , deklaron se institucioni duhet të gjejë mënyra konkrete për të bashkëpunuar me shtete të tjera, në mënyrë që […]

todayFebruary 16, 2026 84

Lajme

Studiuesit: Politika e emigracionit e Suedisë dallon nga vendet e tjera

Suedia po veçohet në arenën ndërkombëtare për shkak të politikës së saj të emigracionit. Kështu deklaron Brend Parusel, studiues në  Svenska institutet för europapolitiska studier (Sieps), në një intervistë për gazetën Svenska Dagbladet. Sipas tij, ndryshimet më të diskutuara kanë të bëjnë me tre çështje kryesore: propozimin për ta kthyer lejen e përhershme të qëndrimit në leje të përkohshme, rritjen e mbështetjes financiare për rikthim në vendin e origjinës (të […]

todayFebruary 16, 2026 42

Lajme

Suedi: Kurthi i gjobave. Dritat e makinës duhet të funksionojnë gjithmonë.

Një pjesë e prishur në makinë mund t’ju kushtojë gjobë ose rikontroll teknik. Vitin e kaluar, 1,918 shoferë në Suedi u gjobitën për ndriçim të mangët në automjetet e tyre. “Çdo shofer ka përgjegjësi për makinën e vet”, thotë polici i trafikut Petter Magnusson. Edhe pse kjo nuk është shkelja më e zakonshme në trafik, policia thotë se problemi është shumë i përhapur. “Këtë e shohim çdo ditë. Mund të […]

todayFebruary 15, 2026 154

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%