Lajme

614 Results / Page 34 of 69

Background

Lajme

Më shtrenjtë të udhëtosh me makinë elektrike sesa me benzinë, nëse nuk e karikon në shtëpi

Ulja e ndjeshme e taksave për benzinën dhe naftën, e cila hyri në fuqi më 1 korrik në Suedi, ka bërë që në disa raste të jetë më e shtrenjtë të përdorësh një makinë elektrike sesa një makinë me benzinë. Kështu raporton agjencia suedeze e lajmeve TT, e cila i referohet organizatës së konsumatorëve për automobilistët, Riksförbundet M i Sverige. Sipas përllogaritjeve të TT-së, një makinë me benzinë që konsumon […]

todayJuly 14, 2026 31

Lajme

SD dëshiron që më shumë njerëz të kenë të drejtë për grantin e rikthimit në vendin e origjinës

Partia Demokratët e Suedisë (SD) dëshiron të zgjerojë skemën e grantit për rikthim në vendin e origjinës. Sipas radios suedeze Ekot, partia propozon që edhe personat që kanë marrë shtetësinë suedeze të kenë të drejtë të përfitojnë nga ky grant, nëse heqin dorë nga shtetësia suedeze. “Pikërisht në këtë grup ndodhen shumë njerëz që jetojnë në përjashtim shoqëror”, tha Ludvig Aspling, zëdhënës i SD-së për çështjet e migracionit. Aktualisht, granti […]

todayJuly 14, 2026 199

Lajme

Korrje e dobët e drithërave këtë vit, priten rritje të çmimeve.

Dimri i ftohtë që kaloi ka ndikuar negativisht në prodhimin e drithërave këtë vit. Sipas raportimit të radios suedeze P4 Uppland, fermerja Tina Rudolphson është detyruar, për herë të parë, ta mbjellë sërish grurin e dimrit. Ajo tregon se kjo i ka sjellë shpenzime shumë më të mëdha. “Janë shpenzime të dyfishta. Kam mbjellë dy herë dhe kam marrë vetëm një korrje. Kjo është një kosto e madhe”, është shprehur […]

todayJuly 13, 2026 29

Bota & Kuriozitete

Çekia teston kufirin e ri prej 150 km/h në autostrada

Në Çeki ka nisur një projekt pilot që u lejon shoferëve të udhëtojnë deri në 150 km/h në një pjesë të caktuar të autostradës. Segmenti i parë ku zbatohet kjo masë është një pjesë 47 kilometra e autostradës D3. Megjithatë, kufiri prej 150 km/h nuk është gjithmonë në fuqi. Ai lejohet vetëm kur kushtet e motit, dukshmëria dhe trafiku janë të favorshme. Kufiri i shpejtësisë kontrollohet në kohë reale përmes […]

todayJuly 13, 2026 42

Lajme

Borxhet e papaguara tani mund të çojnë në dëbim nga Suedia

Nga sot kanë hyrë në fuqi rregulla më të ashpra për lejet e qëndrimit në Suedi. Sipas ligjit të ri, të huajt që konsiderohen se kanë sjellje të papërshtatshme mund të humbasin lejen e qëndrimit dhe të dëbohen nga vendi. Sjellja e papërshtatshme mund të përfshijë borxhe të papaguara, lidhje me rrjete kriminale ose deklarata që tregojnë lidhje me organizata ekstremiste. Rregullat e reja i japin Agjencisë Suedeze të Migracionit […]

todayJuly 13, 2026 1215

Lajme

Sindikata: Në praktikë, shëndetësia nuk është e përjashtuar nga ligji i ri

Edhe pse sektori i shëndetësisë është zyrtarisht i përjashtuar nga ligji i ri për detyrimin e raportimit të informacionit, në praktikë kjo nuk ndodh, deklaron Sindikata e Punonjësve të Shëndetësisë (Vårdförbundet) për agjencinë suedeze të lajmeve TT. Sipas sindikatës, kur lind një fëmijë, mamia është e detyruar ta regjistrojë lindjen në Agjencinë Tatimore Suedeze (Skatteverket). Punonjësit e kësaj agjencie, sipas ligjit të ri, janë të detyruar të kontaktojnë policinë nëse […]

todayJuly 13, 2026 72

Lajme

Testi për shtetësinë suedeze nis më 15 gusht, i vështirë edhe për vetë suedezët

Testi i parë për marrjen e shtetësisë suedeze do të mbahet më 15 gusht, pas hyrjes në fuqi të rregullave të reja dhe më të rrepta për shtetësinë, të miratuara në muajin qershor. Lajmi është publikuar nga gazeta suedeze Dagens Nyheter (DN). Rreth 1.000 persona pritet të marrin pjesë në provimin e parë, i cili do të testojë njohuritë e kandidatëve për shoqërinë dhe sistemin suedez. Pjesa e dytë e […]

todayJuly 13, 2026 547

Lajme

Hyn në fuqi në Suedi ligji i diskutueshëm i quajtur “ligji i denoncimit”

Nga sot ka hyrë në fuqi në Suedi ligji i ri, i cili është bërë objekt debatesh dhe kritikash të shumta. Sipas këtij ligji, gjashtë institucione shtetërore janë të detyruara të njoftojnë policinë nëse kanë arsye të besojnë se një shtetas i huaj nuk ka të drejtë të qëndrojë në Suedi. Institucionet që përfshihen nga ky detyrim janë: Shërbimi i Punësimit (Arbetsförmedlingen), Agjencia e Sigurimeve Shoqërore (Försäkringskassan), Shërbimi i Burgjeve […]

todayJuly 13, 2026 1291 2

Lajme

Boverket: Ligji i ri mund të sjellë rritje të qirave në Suedi

Ligji i ri për dhënien me qira të banesave private, i cili hyri në fuqi më 1 korrik, synon ta bëjë tregun e banesave në Suedi më fleksibël. Sipas qeverisë suedeze, ndryshimet do ta lehtësojnë dhënien me qira nga pronarët privatë dhe do të rrisin numrin e banesave të disponueshme për personat që e kanë të vështirë të gjejnë një shtëpi. Megjithatë, Boverket, autoriteti suedez për ndërtimin dhe strehimin, paralajmëron […]

todayJuly 12, 2026 99

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP