Hedhja e mbeturinave në Suedi dënohet me 800 korona gjobë, por shumë pak kapen.
Në Suedi shumë persona që hedhin mbeturina në vende publike vazhdojnë t’i shpëtojnë gjobave, edhe pse në të vërtetë kanë shkelur ligjin. Sipas shifrave të publikuara më herët nga organizata Håll Sverige Rent dhe Naturvårdsverket (Agjencia Suedeze për Mbrojtjen e Mjedisit), qytetarët në Suedi hedhin çdo javë rreth 60 tonë mbeturina në tokë. Kjo sasi përbëhet nga afërsisht 35 milionë objekte mbeturinash. Megjithatë, vetëm një numër shumë i vogël personash […]