Lajme

614 Results / Page 39 of 69

Background

Lajme

Rregulla të reja për shitjen e produkteve të përdorura dhe dhurimin e ushqimit

Qeveria në Suedi ka propozuar rregulla të reja për TVSH-në që lidhen me shitjen e produkteve të përdorura dhe dhurimin e ushqimeve. Qëllimi është që të bëhet më e lehtë për kompanitë të shesin sende të përdorura dhe të dhurojnë ushqime që përndryshe do të hedhin. Në këtë mënyrë, më shumë produkte dhe ushqim mund të përdoren përsëri. Çfarë ndryshon për mallrat e përdorura? Sot ekziston një rregull që quhet […]

todayJuly 6, 2026 194

Lajme

Rregull i ri në BE: makina të reja me sistem që kontrollon shoferin dhe jep sinjal zanor

Nga data 7 korrik 2026, në Bashkimin Evropian të gjitha makinat e reja që regjistrohen duhet të kenë një sistem të ri që kontrollon ku shikon shoferi gjatë ngarjes. Ky sistem përdor kamera dhe sensorë brenda makinës për të parë lëvizjet e syve dhe të kokës së shoferit. Nëse shoferi shpërqendrohet dhe nuk shikon rrugën, makina jep menjëherë sinjal zanor paralajmërues. Sistemi quhet ADDW (Advanced Driver Distraction Warning) dhe sipas […]

todayJuly 6, 2026 37

Lajme

Rregulla të reja në Suedi: Personat problematikë mund të ndalohen të hyjnë në restorante, hotele dhe dyqane

Qeveria suedeze dëshiron të rrisë sigurinë dhe qetësinë në restorante, hotele, dyqane dhe ambiente të tjera të hapura për publikun. Për këtë arsye, ajo ka propozuar rregulla të reja që do t’u japin bizneseve më shumë mundësi për t’u ndaluar hyrjen personave që prishin rendin ose kryejnë vepra penale. Aktualisht, ndalimi i hyrjes zbatohet vetëm në disa ambiente të hapura për publikun. Me propozimin e ri, kjo masë do të […]

todayJuly 6, 2026 27

Lajme

Bie numri i apartamenteve me qira, por çmimet mbeten të pandryshuara

Numri i apartamenteve që jepen me qira në tregun sekondar po vazhdon të bjerë. Megjithatë, edhe pse ka më pak banesa në dispozicion, çmimet e qirave nuk janë rritur. Kështu raporton gazeta Dagens Nyheter (DN), duke iu referuar të dhënave të platformës së qiradhënies Qasa. Sipas të dhënave, në Stokholm numri i apartamenteve me qira ka rënë me 18% krahasuar me vitin e kaluar. Në Goteborg oferta është ulur me […]

todayJuly 6, 2026 25

Lajme

Zjarr në pyje pranë Borås, u zbulua nga avioni i patrullimit

Një zjarr në pyje  shpërtheu pasditen e së hënës në një zonë pranë Borås, duke përfshirë rreth 100 metra katrorë pyll. Zjarri u zbulua nga një avion patrullimi kundër zjarreve, i cili fluturon mbi zonë tre herë në ditë gjatë periudhave kur moti është më i thatë. “Ishte një fluturim i planifikuar për të kontrolluar të gjithë zonën tonë”, tha Jonas Myrén, oficeri kujdestar i shërbimit të zjarrfikësve. Ekipet e […]

todayJuly 6, 2026 22

Lajme

Nga 1 shtatori ndryshon arsimi për shoferët profesionistë në Suedi. Pagat arrijnë deri në 43 mijë korona në muaj

Nga 1 shtatori 2026 do të hyjnë në fuqi rregulla të reja për arsimin e shoferëve profesionistë. Ndryshimet synojnë ta bëjnë trajnimin më modern dhe më fleksibël, ndërsa sektori i transportit vazhdon të ketë mungesë të madhe të fuqisë punëtore. Rregullat e reja kanë të bëjnë me kompetencën profesionale që është e detyrueshme për ata që duan të punojnë si shoferë kamioni ose autobusi. Sipas Autoritetit Suedez të Transportit (Transportstyrelsen), […]

todayJuly 6, 2026 1129

Lajme

Qeveria suedeze do të rishikojë TVSH-në për produktet ushqimore

Qeveria suedeze dëshiron të shqyrtojë mundësinë që produktet e ndryshme ushqimore të tatohen me norma të ndryshme të TVSH-së. Kjo bëhet e ditur në një njoftim për shtyp. Ministrja e Financave, Elisabeth Svantesson, tha se synimi është të shqyrtohet se si mund të diferencohet TVSH-ja për ushqimet, në mënyrë që të mbahen sa më të ulëta shpenzimet e familjeve për blerjen e produkteve ushqimore më të domosdoshme. Për këtë arsye, […]

todayJuly 6, 2026 54

Lajme

Ekonomistët:Karensavdraget nuk duhet të hiqet

Qeveria dhe Parlamenti suedez duhet të refuzojnë propozimet për heqjen e karensavdraget, shkruajnë dy profesorë të ekonomisë në një artikull debati të botuar në Dagens Nyheter (DN Debatt). Sipas profesorëve, shumica e njerëzve nuk abuzojnë me sistemin, por ndikohen nga stimujt ekonomikë. Ata theksojnë se përvoja ndër vite tregon se mungesat nga puna për shkak të sëmundjes rriten kur sigurimi i sëmundjes bëhet më bujar. “Pa asnjë lloj përgjegjësie financiare, […]

todayJuly 6, 2026 94

Lajme

Gjithnjë e më shumë baballarë në Suedi marrin leje prindërore në vitet e para të fëmijës

Gjithnjë e më shumë baballarë në Suedi po shfrytëzojnë lejen prindërore gjatë dy viteve të para të jetës së fëmijës. Kështu raporton radioja suedeze Ekot. Sipas shifrave të publikuara nga Försäkringskassan (Agjencia Suedeze e Sigurimeve Shoqërore), gjatë 15 viteve të fundit përqindja e baballarëve që marrin leje prindërore është rritur nga rreth 80% në pothuajse 90%. Rritja më e madhe është regjistruar te baballarët me nivel të ulët arsimimi, me […]

todayJuly 6, 2026 41

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP