Lajme

1077 Results / Page 65 of 120

Background

Lajme

Mos harroni më 16 prill, ndërrimi i gomave është i detyrueshëm.

Pranvera po vjen, dhe me të shumë shoferë suedezë duhet të ndërrin gomat e dimrit me goma vere. Mos ta harroni, sepse nëse e vononi, mund të merrni gjobë. Sipas një studimi të Vianor, kur zgjedhin goma vere, suedezët vendosin më shumë për sigurinë sesa për çmimin: 50% e të pyeturve thonë se është më e rëndësishme koha e frenimit dhe sjellja e parashikueshme e makinës në rrugë të lagështa. […]

todayMarch 22, 2026 123 8

Lajme

Skatteverket paralajmëron shoferët për mashtrime te ndërrimi i gomave.

Administrata Tatimore suedeze (Skatteverket) paralajmëron shoferët: mbi gjysma e firmave të gomave që janë kontrolluar kanë mashtruar. Problemet më të mëdha shihen te kompanitë që punojnë në terren dhe te ato që ofrojnë shërbime shumë të lira. Fordonsjuristen, shoqata e industrisë së gomave, këshillon: çmimet shumë të ulëta mund të jenë shenjë e punës së zezë. Punonjësit pa leje pune shpesh shfrytëzohen dhe rrezikohen. Këshilla për konsumatorët: Merrni gjithmonë faturë. […]

todayMarch 22, 2026 186

Lajme

Automjetet e reja të policisë ndëshkojnë edhe çiklistët e shpejtë

Policia në Region Mitt ka marrë disa makina të reja të pajisura me sisteme radar, që e bëjnë më të lehtë kapjen e shkelësve të shpejtësisë. Sistemet nuk janë vetëm për automjetet që shpejtojnë edhe çiklistët mund të ndëshkohen. Këtë raporton SVT Uppsala. Malin Dahlström police e qarkullimit rrugore thotë se në zonat ku duhet të ecet ngadalë (zonat e ecjes) nuk mund bicikleta të hecë më shumë se 10 […]

todayMarch 22, 2026 56

Lajme

Suedia ka nevojë për më pak universitete, por më të forta

Në Suedi duhet të ketë më pak universitete, por ato duhet të jenë më cilësore dhe më të forta. Kështu shprehet Diana Vasiliou, eksperte për arsimin dhe tregun e punës në organizatën Företagarna, në një artikull debati të botuar në gazetën SvD. Sipas saj, programet e studimit që japin rezultate të mira duhet të zgjerohen, ndërsa ato që nuk funksionojnë mirë duhet të zvogëlohen. Vasiliou thotë se kjo çështje është […]

todayMarch 21, 2026 28

Lajme

Politika suedeze për emigracionin: kthesa të forta ndër vite dhe ndikimi i opinionit publik

Dëbimet e fundit të adoleshentëve kanë rikthyer debat të fortë për emigracionin në Suedi. Edhe një herë, një qeveri në pushtet ka ndryshuar qëndrimin e saj. Kjo nuk është diçka e re, politikanët suedezë prej dekadash kanë bërë kthesa të shpejta në këtë fushë. Sipas studiueses së emigracionit Andrea Spehar nga Universiteti i Göteborgut, opinioni publik ka shumë ndikim: një reagim i fortë nga qytetarët mund ta detyrojë qeverinë të […]

todayMarch 21, 2026 262

Lajme

Arbetsförmedlingen nxit personat mbi 55 vjeç të aplikojnë për punë verore

Arbetsförmedlingen po përpiqet të tërheqë më shumë persona të papunë mbi moshën 55 vjeç që të aplikojnë për punë sezonale gjatë verës. Lajmi është raportuar nga (DI). Sipas institucionit, një punë verore mund të jetë një mundësi shumë e mirë për ata që kanë qenë pa punë për një kohë të gjatë. Kjo i ndihmon ata të rikthehen gradualisht në tregun e punës dhe të provojnë diçka të re. Ndërmjetësi […]

todayMarch 21, 2026 33

Lajme

Shqipëri: Llogaritë e shqiptarëve jashtë vendit do të zbardhen

Llogaritë bankare të shqiptarëve nëpër botë do të jenë të njohura edhe për shtetin shqiptar. Në vendimin e Këshillit të Ministrave të 5 marsit, Shqipëria ka sjellë rregulla të reja për “shkëmbimin automatik të informacionit të llogarive financiare”, duke përparuar në fushën e transparencës fiskale ndërkombëtare, pasi për herë të parë përfshin edhe kriptoasetet. Si pjesë e marrëveshjes ndërkombëtare për raportimin e përbashkët që prej 2020, bankat dhe institucionet financiare […]

todayMarch 21, 2026 229

Informacione për Suedin & Gede Juridik

Reforma e re për lejet e punës në Suedi hyn në fuqi më 1 qershor 2026

Qeveria suedeze ka propozuar një reformë të re për emigracionin e fuqisë punëtore, e cila pritet të hyjë në fuqi më 1 qershor 2026. Ndryshimet sjellin rregulla më të rrepta për lejet e punës, por edhe disa lehtësime për punëtorët e kualifikuar. Rritet kërkesa për pagën minimale Një nga ndryshimet kryesore është rritja e pagës minimale për të marrë leje pune. Ajo do të jetë 90% e pagës mesatare në […]

todayMarch 21, 2026 640

Lajme

Këshilli i Legjislacionit rrëzon sërish propozimin e qeverisë për dëbimet. Kritika e fortë ndaj ndryshimeve ligjore, qeveria këmbëngul te siguria.

Këshilli i Legjislacionit ka refuzuar në tërësi propozimin e qeverisë për të ashpërsuar rregullat e dëbimit për të huajt që kryejnë krime. Sipas këtij institucioni, disa pjesë të propozimit janë “të huaja për sistemin” dhe nuk duhet të zbatohen në këtë formë. Një nga ndryshimet kryesore që propozon qeveria është ulja e kufirit të dënimit që çon në dëbim. Aktualisht, kufiri është dënim me të paktën gjashtë muaj burg, por […]

todayMarch 21, 2026 273

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%