Lajme

641 Results / Page 67 of 72

Background

Emigracion

Ndryshimet në Ligjin E lejeve te Qendrimit Per Gjimnazistet e hyaj Hyjnë në Fuqi më 20 Korrik

Duke filluar nga data 20 korrik 2024, Suedia do të zbatojë ndryshime të rëndësishme në ligjin e saj për gjimnazistet, që do të ndikojnë ndjeshëm studentët e huaj në nivel gjimnazi. Sipas këtyre ndryshimeve, studentët që kanë leje qëndrimi për të studiuar në shkolla të mesme nuk do të jenë më në gjendje të marrin zgjatje të lejes së qëndrimit për të kërkuar punë pas përfundimit të studimeve të tyre. […]

todayJuly 13, 2024 39

Shqiperi & Kosove

Vazhdon zjarri në Gjirokastër

Zjarri në Malin e Gjerë mbi Gjirokastër vijon të mbetet problematik por në krahasim me orët e mëngjesit situata është e përmirësuar. Zjarrfikësit kanë arritur të venë nën kontroll dy nga katër vatrat e rrezikshme si dhe kanë reduktuar gjatësinë e brezit të zjarrit që shtrihej në mëngjes përgjatë 12 kilometrave. Aktualisht në terren po punojnë për fikjen e zjarrit 36 zjarrfikës dhe 50 forca të ushtrisë ndërsa priten përforcime […]

todayJuly 12, 2024 28 2

Lajme

Mbi 213 mijë shqiptarë morën shtetësinë e një vendi të BE-së në 5 vite

Rreth 50 mijë shtetas shqiptarë morën nënshtetësinë e një vendi të Bashkimit Europian gjatë vitit 2022 duke u renditur të tretët në Evropë pas marokenëve dhe sirianëve, thuhet në raportin e publikuar nga Agjencia Europiane e Statistikave, “Eurostat” dhe Rrjetit Europian për Migrimin. Dy vendet fqinje me Shqipërinë, të njohura tre dekadat e fundit dhe për emigrimin e lartë të shqiptarëve , Italia dhe Greqia janë kryesoret në Europë për […]

todayJuly 12, 2024 23

Shqiperi & Kosove

Protesta e opozitës/ Dhunë, molotov përpara Kryeministrisë

Opozita në Shqipëri ka protestuar në Tiranë kundër Qeverisë së kryeministrit Edi Rama dhe kundër kryetarit të bashkisë së kryeqytetit, Erion Veliaj, duke u përleshur me policinë dhe duke hedhur koktej molotovi. Protesta nisi para ndërtesës së Qeverisë dhe vazhdoi drejt bashkisë së Tiranës dhe ndërtesës së Kuvendit, ku protestuesit kërkuan dorëheqjen e kryeministrit Rama, duke e akuzuar se e ka “zhytur vendin në korrupsion”. Protestuesve iu drejtua me një […]

todayJuly 12, 2024 28

Shqiperi & Kosove

Protesta e opozitës sot para Kryeministrisë në Tiranë. Ja masat e sigurisë

Opozita shqiptare në Shqipëri ka paralajmëruar protesta mbrëmjen e sotme në orën 20:00 në Tiranë, përpara Kryeministrisë. Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, ka marrë masat e nevojshme, me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë, para, gjatë dhe pas përfundimit të tubimit. Burime nga policia bëjnë me dije se rreth 1200 policë të rendit, FNSH, Shqiponjat dhe RENEA, do të jenë në terren për mbarëvajtjen e protestës. Në terren do të […]

todayJuly 11, 2024 24

Lajme

Zbulohet një tjetër varr monumental në hyrje të Parkut Arkeologjik të Amantias

Zbulohet një tjetër varr monumental në hyrje të Parkut Arkeologjik të Amantias, një dëshmi e gjallë e ekzistencës së qytetërimeve të lashta ilire dhe një vlerë e shtuar e trashëgimisë e historisë sonë, që shumë shpejt do të jetë pjesë e tureve e guidave turistike Gërmimi arkeologjik u bë nga një ekip arkeologësh dhe restauratorësh të Drejtorisë Rajonale të Trashëgimisë Kulturore Vlorë, të cilët zbuluan dhe dokumentuan edhe varre të […]

todayJuly 11, 2024 26

Emigracion

Qeveria Suedeze Synon të Ashpërsojë Kushtet për Emigracionin Familjar.

Qeveria suedeze ka njoftuar plane për të ashpërsuar kërkesat për emigracionin familjar, një hap ky që synon të forcojë politikat e vendit për migracionin. Ministrja e Migracionit, Maria Malmer Stenergard, deklaroi gjatë një konference për shtyp se këto masa janë pjesë e reformave të gjera që po ndërmerren për të ndryshuar qasjen e Suedisë ndaj emigracionit. "Kjo është një pjesë e rëndësishme e ndryshimit të paradigmës që po ndodh tani, […]

todayJuly 9, 2024 66 2

Lajme

Shqipëria, e 11-ta në botë për karburantet më të shtrenjta

Shqipëria renditet ndër vendet me çmimin më të shtrenjtë të karburanteve në botë. Kjo edhe pse jemi ndër vendet më të varfra të rajonit dhe Europës, thënë ndryshe me pagën më të ulët mesatare dhe minimale dhe të ardhurat më të ulëta të disponueshme për frymë. Sipas renditjes së Global Petrol Price, ne jemi vendi i 11 në botë për çmimin më të lartë të naftës, me 1.93 dollarë për […]

todayJuly 6, 2024 16 2

Shqiperi & Kosove

Hapet tuneli i Llogorasë

Sot u hap tuneli i Llogorasë, 5.9 km i gjatë. Tuneli lidhet edhe me rrugën e re Orikum-Dukat, duke mundësuar shkurtimin e distancës për në jug të vendit. Tuneli i Llogarasë nis nga ura e Shën Elizës në zonën e Dukatit deri në urën e Palasës. Projekti ka kushtuar rreth 139.6 milion euro. Hapja e tunelit u shoqërua me ceremoni festive.

todayJuly 5, 2024 21 2

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP