Lajme

1077 Results / Page 94 of 120

Background

Lajme

Suedi: Ndihma do të lidhet me pranimin e të dëbuarve

Qeveria suedeze kërkon që ndihma për zhvillim të përdoret për t’i bindur vendet e origjinës të pranojnë shtetasit e tyre që dëbohen nga Suedia. Ky është një nga mesazhet kryesore që i është dhënë këtë vit Sida -s, sipas lajmit të publikuar nga TT. Zëvendësdrejtoresha e përgjithshme e Sida-s, Hanna Hellquist , deklaron se institucioni duhet të gjejë mënyra konkrete për të bashkëpunuar me shtete të tjera, në mënyrë që […]

todayFebruary 16, 2026 90

Lajme

Studiuesit: Politika e emigracionit e Suedisë dallon nga vendet e tjera

Suedia po veçohet në arenën ndërkombëtare për shkak të politikës së saj të emigracionit. Kështu deklaron Brend Parusel, studiues në  Svenska institutet för europapolitiska studier (Sieps), në një intervistë për gazetën Svenska Dagbladet. Sipas tij, ndryshimet më të diskutuara kanë të bëjnë me tre çështje kryesore: propozimin për ta kthyer lejen e përhershme të qëndrimit në leje të përkohshme, rritjen e mbështetjes financiare për rikthim në vendin e origjinës (të […]

todayFebruary 16, 2026 59

Lajme

Suedi: Kurthi i gjobave. Dritat e makinës duhet të funksionojnë gjithmonë.

Një pjesë e prishur në makinë mund t’ju kushtojë gjobë ose rikontroll teknik. Vitin e kaluar, 1,918 shoferë në Suedi u gjobitën për ndriçim të mangët në automjetet e tyre. “Çdo shofer ka përgjegjësi për makinën e vet”, thotë polici i trafikut Petter Magnusson. Edhe pse kjo nuk është shkelja më e zakonshme në trafik, policia thotë se problemi është shumë i përhapur. “Këtë e shohim çdo ditë. Mund të […]

todayFebruary 15, 2026 169

Lajme

Eksperti: Akulli në Stockholm është veçanërisht i rrezikshëm.

Pavarësisht paralajmërimeve të policisë që qytetarët të mos dilnin mbi akullin pranë Norr Mälarstrand, në qendër të Stokholmit, shumë njerëz dolën mbi ujërat e ngrira gjatë fundjavës. Ky veprim nuk u mirëprit nga Jan Insulander, drejtues projekti në Këshillin për Sigurinë në Akull (Issäkerhetsrådet). “Është një vend fantastik për të qëndruar, por në zonën e Stokholmit duhet treguar kujdes,” tha ai për gazetën Svenska Dagbladet(SvD). Gjatë së dielës, tre persona […]

todayFebruary 15, 2026 26

Lajme

I ftohti në Suedi pritet të zgjasë të paktën edhe një muaj

Që nga fillimi i vitit, moti në Suedi ka qenë shumë i ftohtë. Sipas meteorologut Lasse Rydqvist nga Klart.se, temperaturat e ulëta do të vazhdojnë edhe pas javës së ardhshme. Në një prononcim për gazetën Svenska Dagbladet (SvD), ai tha se ekziston mundësia që moti i ftohtë të vazhdojë edhe gjatë dy javëve të para të marsit. Rydqvist thekson se parashikimet afatgjata janë të vështira për t’u bërë me saktësi. […]

todayFebruary 15, 2026 206

Bota & Kuriozitete

Gjykata e Lartë britanike: Oatly nuk mund ta quajë më produktin e saj “qumësht”

Gjykata e Lartë në Mbretërinë e Bashkuar ka vendosur se qumështi i tërshërës i kompanisë Oatly nuk mund të quhet më “qumësht”, raportoi Sky News. Çështja nisi pasi organizata e industrisë së bulmetit, Dairy UK, kundërshtoi përpjekjen e Oatly në vitin 2021 për të regjistruar një markë tregtare me shprehjen “generationen efter mjölken” (“brezi pas qumështit”). Sipas Dairy UK, përdorimi i fjalës “qumësht” për një produkt që nuk vjen nga […]

todayFebruary 11, 2026 21

Bota & Kuriozitete

BE-ja ashpërson rregullat nga viti 2030. Ngrohja me gaz do të bëhet më e shtrenjtë. Ja çfarë duhet të dini?

Ngrohja e banesave në Bashkimin Evropian do të ndryshojë ndjeshëm në vitet e ardhshme. Vendimet e reja të BE-së synojnë uljen e përdorimit të lëndëve djegëse fosile dhe do të ndikojnë drejtpërdrejt në mënyrën se si qytetarët ngrohin shtëpitë e tyre dhe sa do të paguajnë për energjinë. Veçanërisht familjet që përdorin gaz për ngrohje rrezikojnë të përballen me rritje të ndjeshme të faturave deri në vitin 2030. Kështu raporton […]

todayFebruary 7, 2026 37

Bota & Kuriozitete

Ekspertët paralajmërojnë: “Mos e vendosni kurrë këtë objekt pranë ruterit”

Ekspertët paralajmërojnë për një objekt të zakonshëm në shtëpi që nuk duhet të vendoset pranë ruterit të internetit. Vendosja e gabuar e ruterit Wi-Fi mund ta ngadalësojë ndjeshëm internetin në shtëpi. Sipas ekspertëve, shumë probleme me internetin nuk lidhen me kompaninë e internetit, por me mënyrën dhe vendin ku është vendosur ruteri. Lajmi raportohet nga gazeta spanjolle El Economista. Ruteri Wi-Fi është qendra e rrjetit pa tel në shtëpi dhe […]

todayFebruary 4, 2026 35

Bota & Kuriozitete

Studimi: Ushqimi ultraprocesuar duhet të rregullohet si cigaret

Ushqimi ultraprocesuar duhet të rregullohet me ligje po aq të rrepta sa ato për duhanin, sipas një studimi të ri shkencor. Studiuesit thonë se këto produkte kanë më shumë ngjashmëri me cigaret sesa me ushqimet e shëndetshme si frutat dhe perimet. Studimi është realizuar nga shkencëtarë të universiteteve amerikane Harvard, Michigan dhe Duke. Ata kanë analizuar të dhëna nga kërkimet mbi varësinë, ushqyerjen dhe historinë e shëndetit publik. Sipas tyre, […]

todayFebruary 3, 2026 26

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%