Suedi & Scandinavia

1892 Results / Page 1 of 211

Background

Lajme

Një snus mjafton që të marrësh gjobë nga policia

Nëse hedhësh një snus, cigare ose chewing-gum (çëmçakizë) nga dritarja e makinës, mund të marrësh gjobë. Që nga viti 2022, ligji suedez për mbeturinat përfshin edhe mbeturinat e vogla. Vitin e kaluar, 415 suedez u gjobitën për këtë. “Nëse e shohim këtë, natyrisht që e ndjekim penalisht,” thotë David Askeröd nga policia në Bergslagen. Johanna Ragnartz, drejtoreshë e organizatës Håll Sverige Rent, thotë se çdo gjobë e dhënë forcon normën […]

todayFebruary 1, 2026 45

Lajme

Llogarit taksën që tani. Ja si mund ta bësh vetë?

Edhe pse deklarata tatimore mbërrin në shtëpi vetëm në muajin mars, qytetarët që duan ta dinë më herët rezultatin e taksës mund ta zbulojnë që tani nëse do të marrin para mbrapsht apo nëse do të kenë një faturë për të paguar. Sipas Aftonbladet, shërbimi online i Skatteverket (Drejtoria Suedeze e Tatimeve) u jep mundësi qytetarëve ta llogarisin vetë taksën. “Në fakt, taksa mund të llogaritet pothuajse gjatë gjithë kohës, […]

todayFebruary 1, 2026 62

Lajme

Rregulla të reja në kontrollin teknik: 50 mijë makina me naftë rrezikojnë ndalim qarkullimi

Një ndryshim i rëndësishëm po vjen në kontrollin teknik të automjeteve në Suedi. Një metodë e re kontrolli mund të godasë  makinat me naftë që ndotin shumë mjedisin. Sipas vlerësimeve, deri në 50 000 makina mund të rrezikojnë ndalim qarkullimi, kur matja e grimcave të aplikohet në të gjithë vendin. Deri tani, rregullat e kontrollit kanë qenë më të lehta për t’u përmbushur. Por kjo pritet të ndryshojë. Testet e […]

todayFebruary 1, 2026 10

Lajme

120 mijë vullnetarë do të angazhohen për strehimoret “Bunkerat” në Suedi

Më shumë se 120 000 vullnetarë pritet të angazhohen për menaxhimin e 64 000 strehimoreve që ndodhen në zonat e banuara në Suedi. Këtë e kërkon Agjencia për Mbrojtjen Civile (MCF), e njohur më parë si MSB, raporton radioja suedeze Ekot. Sipas planit, vullnetarët do të kenë për detyrë të përgatisin strehimoret për përdorim, të ndihmojnë banorët e lagjeve që t’i gjejnë ato dhe të sigurojnë që rregullat brenda strehimoreve […]

todayFebruary 1, 2026 36

Lajme

Rregullat e reja për kreditë po rrisin çmimet e banesave: “Shohim një rritje të qartë”

Tregu i banesave po përmirësohet përpara hyrjes në fuqi të rregullave të reja për kreditë hipotekore, të cilat pritet të zbatohen më vonë këtë pranverë. Këtë e raporton gazeta suedeze Svenska Dagbladet (SvD). Rritja është më e dukshme në kryeqytet, Stokholm. Nga dhjetori deri në janar, çmimet e banesave në komunën e Stokholmit janë rritur me 4,9%, pasi janë korrigjuar për efektet sezonale. Rritjen më të madhe e kanë pasur […]

todayFebruary 1, 2026 41

Lajme

Pothuajse 9 nga 10 akademikë gjejnë punë brenda një viti

Pothuajse nëntë nga dhjetë persona me arsim të lartë gjejnë punë shpejt pas përfundimit të studimeve. Kështu shkruan kryetarja e Saco-s, Sofia Rydgren Stale, në një artikull debati të botuar në gazetën Svenska Dagbladet (SvD). Sipas saj, është e gabuar të thuhet se personat e shkolluar kanë vështirësi për të gjetur punë. Ajo e quan mit pretendimin se arsimi i lartë nuk ia vlen ose se i ashtuquajturi “akademizim” është […]

todayJanuary 31, 2026 13

Lajme

Temperaturat mund të zbresin deri në 20 gradë nën zero në Stokholm javën e ardhshme

Të ftohtit që ka përfshirë shumë zona të vendit pritet të vazhdojë edhe javën e ardhshme. Sipas meteorologut të SMHI-së, Viktor Bergman, temperaturat e natës në Stokholm mund të bien në 10–15 gradë nën zero. Ai shpjegon se, nëse retë shpërndahen, temperaturat mund të zbresin edhe më shumë, deri në rreth 20 gradë nën zero. “Por kjo varet plotësisht nga prania ose mungesa e reve,” thotë Bergman. Megjithatë, i ftohti […]

todayJanuary 31, 2026 39

Lajme

Trafikverket paralajmëron shoferët për motin e ftohtë: “Rrezik i shtuar në trafik”

Trafikverket ka paralajmëruar shoferët për shkak të të ftohtit të madh që ka përfshirë të gjithë vendin. Në shumë zona rrugët janë të rrëshqitshme, çka rrit rrezikun për aksidente. Në njoftimin e publikuar në faqen zyrtare, Trafikverket u bën thirrje të gjithë pjesëmarrësve në trafik që të tregojnë kujdes, të ngasin me qetësi dhe të përshtatin shpejtësinë sipas kushteve të rrugës. Autoriteti këshillon gjithashtu që personat që planifikojnë udhëtime të […]

todayJanuary 31, 2026 67

Lajme

SMHI paralajmëron: Mund të kemi ditë akulli në të gjithë Suedinë

Moti i ftohtë pritet të vazhdojë në Suedi dhe nuk ka shenja se temperaturat do të rriten. Sipas Institutit Suedez të Meteorologjisë dhe Hidrologjisë (SMHI), ekziston një rrezik i madh që vendi të përjetojë një të ashtuquajtur “ditë akulli kombëtare”, raporton gazeta Aftonbladet. Një ditë akulli kombëtare do të thotë që temperatura qëndron nën zero gradë në të gjithë Suedinë për 24 orë rresht. Sipas parashikimeve, kjo pritet të ndodhë […]

todayJanuary 31, 2026 22

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%