Suedi & Scandinavia

1397 Results / Page 127 of 156

Background

Lajme

Fishekë të gjetur në kuti tortash. Policia dyshon për kërcënim

Në Suedinë Perëndimore janë zbuluar fishekë brenda disa kutive të tortave të markës Almondy. Të paktën pesë raste janë raportuar, dhe katër prej tyre janë paraqitur në polici. Tortat janë blerë në dyqane të ndryshme. Policia ka hapur një hetim për kërcënim të paligjshëm dhe beson se vendosja e fishekëve nëpër kuti nuk ka qenë rastësi. Sipas hetimeve të deritanishme, fishekët i përkasin një pistoletë apo pushke, por nuk jepen […]

todayJuly 22, 2025 16

Lajme

SMHI jep paralajmërim portokalli për reshje të dendura shiu

Shiu i fuqishëm që ka përfshirë Danimarkën po i afrohet Suedisë. Në disa zona mund të bien deri në 50 milimetra reshje, raporton TT. Për këtë arsye, SMHI ka lëshuar një paralajmërim portokalli për ditën e mërkurë në disa pjesë të Götalandit juglindor, ku më e prekur pritet të jetë Kalmar dhe pjesë të qarkut Kronoberg. Gjithashtu është dhënë një paralajmërim i verdhë që shtrihet nga Blekinge në jug deri […]

todayJuly 22, 2025 71

Lajme

Ekspertja e kërpudhave: Ka këpurdha kantarellë pothuajse kudo

Është koha ideale për ata që duan të mbledhin kantarellë, thotë ekspertja e kërpudhave Lara Pettersson për gazetën Aftonbladet. Vera ka sjellë shumë shi, gjë që është e favorshme për rritjen e kërpudhave. “Aktualisht ka kantarellë pothuajse kudo”, thotë ajo. Sipas Lara Pettersson, këtë vit nuk ka nevojë që njerëzit të mbajnë sekret vendet ku mbledhin kantarellë. “Kur ka kaq shumë kantarellë, ka mjaft për të gjithë”, shton ajo.

todayJuly 22, 2025 20

Lajme

Ministri: Hekurudhat kanë nevojë për shumë mirëmbajtje. Kemi një borxh të madh

Gjatë javës së fundit, shumë trena në Suedi kanë pasur vonesa të gjata. Shkaqet kryesore kanë qenë moti i keq me vetëtima dhe nxehtësia e madhe që ka dëmtuar shinat. Por sipas ministrit të Infrastrukturës, Andreas Carlson, problemi më i madh është se hekurudhat nuk janë mirëmbajtur siç duhet prej vitesh. “Kemi një borxh shumë të madh për mirëmbajtjen. Kjo është shtyrë për shumë kohë”, tha Carlson në një intervistë […]

todayJuly 22, 2025 15

Lajme

Valë të nxehti në pothuajse të gjithë Suedinë. Shiu po afrohet.

Pothuajse gjithë Suedia po përjeton një valë të fortë të nxehti këtë fillim jave. Temperaturat këtë të hënë pritet të jenë mes 25 dhe 30 gradë në shumicën e vendit. Sipas Institutit Suedez të Motit (SMHI), njerëzit duhet të pijnë shumë ujë dhe të qëndrojnë në të freskët dhe të de hidratuar, për të shmangur rrezikun nga i nxehti. Më nxehtë do të jetë në verilindje të vendit, pranë bregdetit […]

todayJuly 21, 2025 36

Lajme

Të rinjtë rrezikojnë shëndetin për t’u nxirë, paralajmëron Fondacioni Kundër Kancerit.

Fondacioni Suedez Kundër Kancerit ka dhënë një paralajmërim të fortë: gjithnjë e më shumë të rinj përdorin aplikacione për të gjetur kohën kur dielli është më i fortë, vetëm për t’u nxirë më shpejt. Sipas përfaqësueses së fondacionit, Fanny Pontan, kjo është shumë e rrezikshme. Ajo thotë se qëndrimi në rrezet më të forta të diellit rrit rrezikun për kancer të lëkurës. “Kjo sjellje mund të ketë pasoja të rënda. […]

todayJuly 21, 2025 25

Lajme

Stuhi e madhe shiu drejt Danimarkës, pritet sasi rekord brenda një dite.

Një stuhi shumë e fortë shiu po i afrohet Danimarkës dhe pritet të shkaktojë probleme të mëdha. Autoritetet daneze të motit (DMI) kanë dhënë paralajmërim për mot shumë të rrezikshëm. Shiu i dendur pritet të godasë disa zona si Jutlanda Lindore, si dhe ishujt Fyn dhe Sjælland, të hënën. Sipas parashikimeve, në disa vende mund të bien deri në 237 mm shi në vetëm 24 orë më shumë se një […]

todayJuly 21, 2025 21

Lajme

Timbro: Rriteni çmimin e ujit kur ka mungesë

Komunave duhet t’u lejohet të rrisin tarifën e ujit kur ka mungesë uji, ose për të financuar investime të nevojshme në rrjetin e furnizimit me ujë dhe kanalizime. Këtë e shkruan Hanna Stenegren nga instituti i mendimit Timbro në një artikull për Dagens Nyheter. Ajo thekson se Suedia ka shumë ujë, por se një pjesë e madhe e tij shpërdorohet sepse është pothuajse falas. Sipas saj, duhet të ndalojmë së […]

todayJuly 21, 2025 18

Lajme

BE: “Stokholmi është rajoni më inovativ në Evropë”

Komisioni Evropian e ka klasifikuar Stokholmin si rajonin më inovativ në Evropë. Kjo del nga lista vjetore e inovacionit, ku Komisioni rendit rajonet brenda BE-së dhe vendet përreth. “Stokholmi përfiton nga një përqendrim i veçantë i institucioneve të dijes, industrive që investojnë shumë në kërkime dhe zhvillim, si dhe kapitalit financiar”, shkruan Komisioni në raportin për Suedinë. Gjithashtu theksohet se Stokholmi ka disa “universitete dhe qendra kërkimore kryesore”, të cilat […]

todayJuly 21, 2025 50

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%