Ekspertët: Ja rastet që punëdhënësi mund t’ju ndërpriten pushimet vjetore?
Edhe nëse pushimet vjetore janë miratuar nga punëdhënësi, ato mund të ndërpriten në raste të veçanta. Sipas ekspertëve të intervistuar nga agjencia suedeze TT, kjo mund të ndodhë vetëm kur punëdhënësi ka arsye shumë të forta dhe të jashtëzakonshme, që lidhen me situata të papritura. Raste të tilla mund të jenë kur shumë punonjës sëmuren në të njëjtën kohë ose kur kompania përballet me një krizë të menjëhershme financiare. Caroline […]