Blog

1543 Results / Page 21 of 155

Background

Lajme

Partia e Majtë (V): Qeveria po dëmton modelin suedez të mirëqenies

Partia e Majtë kundërshton propozimin e qeverisë për të ashpërsuar kushtet që duhet të plotësojnë emigrantët e sapoardhur për të përfituar ndihma. Tony Haddou(V), nënkryetar i komisionit për sigurimet shoqërore, shkruan në Aftonbladet se qeveria me këtë propozim “po përpiqet të vërë punëtorët suedezë kundër të sapoardhurve për të shkatërruar modelin suedez të mirëqenies”. Sipas tij, shumë familje po përballen me vështirësi ekonomike dhe e kanë të vështirë të përballojnë […]

todayFebruary 23, 2026 48

Lajme

Pranvera mund të ketë ardhur tashmë në jug të Suedisë

Pranvera duket se po afrohet vërtet në jug të Suedisë, sipas raportimit të TV4. Sipas rregullit meteorologjik, pranvera fillon kur temperatura mesatare ditore qëndron mbi zero gradë për shtatë ditë rresht. Në jug të vendit, dita e parë me temperaturë mbi zero ishte të shtunën. Kjo do të thotë se të premten mund të konfirmohet nëse pranvera ka ardhur zyrtarisht. Nëse konfirmohet, atëherë pranvera do të konsiderohet se ka nisur […]

todayFebruary 23, 2026 26

Lajme

Lagrådet (Këshilli Ligjor) kritikon ashpër rregullat e reja për shtetësinë

Vendimi për të futur rregulla të reja për shtetësinë pa asnjë dispozitë kalimtare është “shumë i papërshtatshëm”. Kështu shkruan Lagrådet (Këshilli Ligjor) në opinionin e tij, sipas raportimit të Altinget. Sipas propozimit të partive të Marrëveshjes së Tidös, rregulli kryesor do të ndryshojë: shtetësia suedeze do të mund të merret pas tetë vitesh qëndrimi në vend, në vend të pesë viteve siç është aktualisht. Përveç kësaj, do të vendoset një […]

todayFebruary 23, 2026 545

Lajme

Propozohen rregulla më të ashpra për përfitimin e ndihmave sociale në Suedi: “Zgjidhni një vend tjetër”

Partitë e marrëveshjes Tidö propozojnë rregulla më të forta për emigrantët që përfitojnë nga sistemi i mirëqenies në Suedi. Sipas propozimit të ri, një person duhet të ketë jetuar në Suedi për pesë vjet për të pasur të drejtë në përfitime si shtesa e fëmijëve, ndihma për strehim, pagesa prindërore dhe pensioni i paaftësisë. Lajmi është raportuar nga agjencia TT. Ministrja e Financave, Elisabeth Svatesson (M), thotë se nuk është […]

todayFebruary 23, 2026 428

Lajme

Dhoma e Tregtisë në Stokholmit kërkon vizë të veçantë për startup-et

  Kërkesat më të ashpra për emigracionin në Suedi po bëjnë që gjithnjë e më pak sipërmarrës të huaj të zgjedhin këtë vend për të hapur biznes. Sipas statistikave të reja nga Stockholms handelskammare, të raportuara nga Aftobladet, numri i sipërmarrësve të huaj që marrin lejeqëndrim ka rënë ndjeshëm. Sipas të dhënave, përqindja e sipërmarrësve të huaj që janë pajisur me lejeqëndrim ka rënë me 61% krahasuar me vitin e […]

todayFebruary 23, 2026 40

Lajme

Swishgrupet organizojnë hua mes anëtarëve.

Në Suedi janë krijuar grupe të organizuara në Facebook ku njerëzit ndihmojnë njëri-tjetrin me para, shkruan Svenska Dagbladet (SvD Kultur) në një reportazh. Mënyra si funksionon është e thjeshtë: një person publikon një postim dhe kërkon hua duke treguar shumën që i nevojitet. Një anëtar tjetër pranon ta ndihmojë, i dërgon paratë përmes aplikacionit Swish dhe të dy bien dakord për datën kur do të kthehen paratë. Ekonomisti suedez Andeas […]

todayFebruary 23, 2026 61

Lajme

Liberalerna nuk duan të kthejnë lejet e qëndrimit në të përkohshme

Partia Liberalerna nuk do të marrë pjesë në një marrëveshje me partitë e Tidö që do të kthente lejet e qëndrimit të përhershme në leje të përkohshme, thotë kryetarja e partisë, Simona Mohamsson. “Do t’i heqnim sigurinë njerëzve që sot kontribuojnë në shoqërinë tonë në mënyra të ndryshme,” tha ajo për SVT në emisionin Agenda. Ky propozim, që u dorëzua nga hetuesit e qeverisë në vjeshtën e kaluar, ka shkaktuar […]

todayFebruary 22, 2026 120

Lajme

Numri i suedezëve të varfër është rritur ndjeshëm që nga viti 2021

Numri i suedezëve që jetojnë në varfëri ka shkuar nga 150,000 në 408,000 që nga viti 2021, sipas Zyrës Qendrore të Statistikave. Kjo është një rritje e madhe në pak vite dhe ka shqetësuar ekspertët. Shkaktarët e kësaj rritjeje janë të diskutueshëm. Tapio Salonen, profesor i punës sociale në Universitetin e Malmö, thotë se problemi lidhet me faktin se ndihmat për strehim dhe pagesa e papunësisë nuk janë rritur sipas […]

todayFebruary 22, 2026 84

Lajme

Punëdhënësit kundërshtojnë ligjin e ri për publikimin e pagave

Për të bërë pagat më të barabarta mes burrave dhe grave, BE-ja kërkon që paga e secilit të publikohet. Ky rregull së shpejti do të zbatohet edhe në Suedi. Por punëdhënësit nuk janë dakord me ligjin e ri. Ata thonë se ai do të sjellë kosto shtesë dhe punë administrative më shumë, raporton gazeta Arbetet. Svenskt Näringsliv, Kommunat dhe Arbetsgivarverket i kanë shkruar qeverisë në një letër të përbashkët se […]

todayFebruary 22, 2026 233

Lajme

Ekonomistët: Riksbanken nuk pritet të ulë më tej normat e interesit

Banorët suedezë që marrin hua për banesa nuk duhet të presin që Riksbanken të ulë normën kryesore të interesit nga niveli aktual prej 1,75%. Këtë e thonë disa ekspertë që ka intervistuar gazeta Dagens Industri. Robert Boije, ekonomist kryesor në SBAB, thotë: “Parashikimi ynë kryesor mbetet i njëjtë, normat e interesit do të qëndrojnë relativisht të qëndrueshme në muajt e ardhshëm.” Sipas ekspertëve, e vetmja gjë që mund të hapë […]

todayFebruary 22, 2026 43

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%