Blog

1518 Results / Page 5 of 152

Background

Lajme

Referendumi për euron mund të jetë kushti për ndryshimin e qëndrimit të Liberalëve

Partia Liberalerna mund të kërkojë organizimin e një referendumi për futjen e euros në Suedi, në këmbim të heqjes dorë nga vija e saj e kuqe për bashkëpunimin me Sverigedemokraterna në qeveri. Kështu bën të ditur një burim brenda partisë për gazetën Dagens ETC. Sipas të njëjtit burim, Liberalët janë të gatshëm të ndryshojnë qëndrimin e tyre dhe të pranojnë mundësinë për të qenë pjesë e një qeverie ku përfshihet […]

todayMarch 12, 2026 93

Lajme

Avokatsamfundet: Qeveria duhet të dëgjojë Lagrådet

Javën e kaluar, Lagrådet publikoi opinionin e saj për propozimin e qeverisë që parashikon dënime të dyfishta për krimet e lidhura me bandat dhe ashpërsim të shkallëve të dënimeve. Kritika e Lagrådet, një institucion që përbëhet nga juristët më të njohur të vendit, ishte shumë e ashpër dhe e pazakontë. Sipas Sveriges advokatsamfund, i cili shkruan në një artikull në Svenska Dagbladet (SvD Debatt), Lagrådet thekson se propozimet e qeverisë […]

todayMarch 12, 2026 36

Lajme

Emigracion: Pauza nuk vlen për vendimet e vjetra të dëbimit: “Të gjithë mund të paraqesin një kërkesë të re”

Vendimi i partive të marrëveshjes Tidö për të pezulluar të ashtuquajturat dëbime të adoleshentëve nuk përfshin të rinjtë që tashmë kanë marrë një vendim për dëbim nga Suedia. Kryeministri i Suedisë,Ulf Kristersson , tha për agjencinë suedeze të lajmeve (TT) se çdo person është i lirë të paraqesë një kërkesë të re për leje qëndrimi. Megjithatë, sipas tij, personat që tashmë kanë marrë një vendim për dëbim duhet së pari […]

todayMarch 12, 2026 112

Lajme

Riksbanken: Sistemi i pagesave në Suedi është i cenueshëm

Banka Qendrore e Suedisë, Sveriges Riksbank, ka paralajmëruar se sistemi i pagesave në Suedi është i cenueshëm dhe duhet të bëhet më i qëndrueshëm dhe më gjithëpërfshirës. Ky vlerësim është bërë në një raport të ri të publikuar nga banka qendrore. Sipas raportit, si bankat ashtu edhe institucionet shtetërore duhet të punojnë për të forcuar infrastrukturën e pagesave dhe për të ulur varësinë nga aktorët ndërkombëtarë që ofrojnë shërbime pagese. […]

todayMarch 12, 2026 145

Lajme

Riksbanken propozon kufi prej 10 000 kronash për pagesat me para në dorë

Sveriges Riksbank ka propozuar që pagesat me para në dorë në dyqane dhe në tregti të kufizohen deri në 10 000 krona suedeze. Propozimi është bërë në raportin vjetor të bankës për sistemin e pagesave. Qëllimi i këtij kufiri është të vështirësohet përdorimi i sasive të mëdha të parave cash nga kriminelët. Guvernatori i bankës qendrore, Erik Thedéen, tha për agjencinë e lajmeve TT se kufiri është zgjedhur me kujdes. […]

todayMarch 12, 2026 165

Lajme

Raporti: Qeveria suedeze pritet të ndalojë martesat mes kushërinjve

Qeveria e Suedisë pritet të vazhdojë me planin e saj për të ndaluar martesat mes kushërinjve. Këtë e raportojnë burime të radios suedeze Ekot. Vendimi pritet të merret edhe pse Këshilli i Ligjeve (Lagrådet) ka kritikuar mënyrën se si është hartuar ligji. Ky propozim është pjesë e marrëveshjes politike Tidö. Sipas qeverisë, qëllimi i këtij ligji është të luftojë shtypjen dhe kontrollin që lidhet me çështjet e nderit, të njohura […]

todayMarch 12, 2026 51

Lajme

Sondazhi më i fundit në Suedi: Ja si renditen partitë politike sipas mbështetjes së votuesve

Centerpartiet ka shënuar rritje në sondazhin e muajit mars të realizuar nga SVT Nyheter në bashkëpunim me Verian. Mbështetja për këtë parti është rritur me 1,3 pikë përqindje krahasuar me muajin shkurt dhe ka arritur në 5,9%. Sipas sondazhit, një pjesë e madhe e votuesve të rinj të kësaj partie vijnë nga Socialdemokraterna. Kjo parti ka shënuar rezultatin e saj më të dobët që nga viti 2022, sipas Verian. Brenda […]

todayMarch 12, 2026 319

Lajme

Riksbanken: “Nevojiten më shumë zgjidhje sesa Swish”

Suedia nuk mund të vazhdojë të mbështetet te gjigantët amerikanë të pagesave, sepse kjo është shumë e pasigurt nga këndvështrimi i gatishmërisë dhe sigurisë. Kështu shkruajnë drejtori i bankës qendrore suedeze, Erik Thedeen, dhe katër zëvendësdrejtorët e Svergie Riksbank në një artikull debati në gazetën Dagens Nyheter. “Për shembull, Riksbanken mendon se suedezët duhet të kenë qasje në më shumë zgjidhje sesa Swish për të kryer pagesa digjitale të shpejta […]

todayMarch 12, 2026 25

Lajme

Suedi: Inflacioni bie në 1,7% në muajin shkurt

Inflacioni ka shënuar një ngadalësim gjatë muajit shkurt. Sipas matjeve me treguesin KPIF, norma e inflacionit arriti në 1,7%, duke konfirmuar kështu edhe shifrat paraprake të publikuara më herët. Kjo tregon një rënie krahasuar me muajt e mëparshëm. Në janar, inflacioni ishte 2,0%, ndërsa në dhjetor kishte arritur në 2,1%. Rezultati i muajit shkurt është gjithashtu në përputhje me pritshmëritë që kishin ekonomistët. Me këtë zhvillim, inflacioni tani ndodhet nën […]

todayMarch 12, 2026 33

Lajme

Qeveria shtyn ligjin për transparencën e pagave deri në 2027

Qeveria po shtyn propozimin për rregulla të reja mbi transparencën në përcaktimin e pagave, raporton TT. Arsyeja: sindikatat dhe punëdhënësit kanë nevojë për më shumë kohë. Më parë, Svenskt Näringsliv, Sveriges Kommuner och Regioner dhe Arbetsgivarverket kishin shprehur kritika në një letër të përbashkët dhe kishin kërkuar nga qeveria që të shtyjë propozimin të paktën gjashtë muaj. Propozimi i qeverisë bazohet në një direktivë të BE-së për paga transparente. Qëllimi […]

todayMarch 11, 2026 125 1

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%