Blog

521 Results / Page 6 of 53

Background

Lajme

Ulf Kristersson shënon rritje të madhe në sondazh: Besimi ndaj tij arrin nivelin më të lartë ndonjëherë

Kryeministri në detyrë i Suedisë, Ulf Kristersson, nga Partia e Moderuar (M), ka shënuar një rritje të madhe në sondazhin më të fundit të besimit të publikut, të realizuar nga SVT/Verian. Me 45% të besimit, ai renditet në krye të listës mes të gjithë liderëve të partive që përfaqësohen në parlamentin suedez. Sipas rezultateve të sondazhit, besimi ndaj Kristersson është rritur me shtatë pikë përqindjeje krahasuar me matjen e mëparshme. […]

todayOctober 22, 2026 41

Lajme

Një në gjashtë pronarë banesash në Suedi mund të shpërngulet nëse hiqet “taksa e shitjes së banesës”

Heqja e tatimit mbi fitimin nga shitja e banesave mund të nxisë më shumë njerëz të ndërrojnë shtëpi dhe të sjellë më shumë banesa në treg. Sipas një sondazhi të ri, një në gjashtë pronarë banesash në Suedi do ta shqyrtonte mundësinë e shpërnguljes nëse ky tatim hiqet. Në Stokholm, shifra është edhe më e lartë: një në pesë pronarë. Sipas një sondazhi të kryer nga kompania Verian për llogari […]

todayOctober 21, 2026 258

Lajme

Rritet frika te socialdemokratët në Suedi: Dështimi i formimit të qeverisë mund ta çojë vendin në zgjedhje të parakohshme

Brenda Partisë Socialdemokrate suedeze po rritet shqetësimi se përpjekjet për formimin e qeverisë mund të dështojnë dhe vendi të detyrohet të mbajë zgjedhje të parakohshme. Sipas disa zërave brenda kampit të majtë, një skenar i tillë mund t’u kushtojë shtrenjtë në zgjedhje dhe t’u sjellë vite të gjata në opozitë. Gazeta suedeze Dagens Nyheter (DN) raporton se shqetësimi për mundësinë e zgjedhjeve të parakohshme po rritet mes socialdemokratëve, në një […]

todayOctober 21, 2026 31

Lajme

Policia suedeze ndërpret operacionin kundër mashtrimeve me kredi, që lidhej me personat me vendim dëbimi nga Suedia

Policia suedeze ka vendosur të ndërpresë “Operacionin Lavanderia”, një nismë e zhvilluar në bashkëpunim me bankat për të parandaluar mashtrimet me kredi. Përmes këtij bashkëpunimi u arrit të ndaloheshin disbursime të dyshimta kredish në vlerë prej miliarda koronash suedeze. Megjithatë, vendimi për përfundimin e operacionit ka shkaktuar pakënaqësi te bankat. Sipas gazetës suedeze Dagens Industri (DI), operacioni u vlerësua nga autoritetet në pranverë, pasi ndihmoi në ndalimin e pagesave të […]

todayOctober 21, 2026 537

Lajme

Pagat në Suedi pritet të rriten në vitin 2027. Ja sa para mund të fitoni më shumë çdo muaj

Pagat në Suedi pritet të rriten edhe gjatë vitit 2027, por pak më ngadalë se këtë vit. Sipas parashikimit të ri të Handelsbanken, rritja mesatare mund të jetë 3,3%. Për disa punonjës, kjo mund të nënkuptojë mbi 1.000 korona më shumë në muaj, në varësi të pagës që marrin sot. Megjithatë, jo të gjithë do të përfitojnë të njëjtën rritje. Sa do të rritet paga juaj vitin e ardhshëm? Kjo […]

todayOctober 21, 2026 1642

Lajme

LO heq dorë për momentin nga kërkesa për shkurtimin e javës së punës

Pavarësisht vendimit të kongresit për të kërkuar orar më të shkurtër pune pa ulje të pagës, sindikatat e LO-së nuk kanë arritur marrëveshje të përbashkët për ta përfshirë këtë kërkesë në negociatat e këtij viti. Sindikata qendrore suedeze LO dhe 13 sindikatat që bëjnë pjesë në të nuk do të kërkojnë së bashku shkurtimin e orarit normal të punës, pa ulje të pagës, gjatë negociatave për marrëveshjet e reja të […]

todayOctober 21, 2026 69

Lajme

Rekord i dhunës ndaj mësuesve në Stokholm, sindikata ankohet ndaj qytetit

338 raste të raportuara të dhunës ndaj mësuesve në shkollat nëntëvjeçare gjatë muajit shtator. Sindikata kërkon masa të menjëhershme për mbrojtjen e mësuesve. Sindikalja suedeze e mësuesve, Sveriges Lärare, ka paraqitur një ankesë ndaj qytetit të Stokholmit, pas një numri rekord rastesh të dhunës ndaj mësuesve në shkollat nëntëvjeçare gjatë muajit shtator. Sipas raportimit të TV4 Nyheterna, gjatë këtij muaji janë regjistruar gjithsej 338 raportime për dhunë ndaj mësuesve. ”Kjo […]

todayOctober 21, 2026 42

Lajme

Shpenzimet e banimit në Suedi rriten shumë më shpejt se inflacioni

Shpenzimet për banim të familjeve në Suedi janë rritur ndjeshëm gjatë vitit të fundit. Këtë e tregon një raport i grupit Nils Holgersson, i cili ka analizuar rritjen e kostove që lidhen me banimin. Sipas raportit, nëse merren së bashku shpenzimet për ngrohjen qendrore, energjinë elektrike, ujin, kanalizimet dhe mbledhjen e mbeturinave, çmimet janë rritur me 6,9% vetëm gjatë këtij viti. Rritja është edhe më e madhe kur shihen shpenzimet […]

todayOctober 21, 2026 55

Lajme

Moderatët po shqyrtojnë zgjedhjet e parakohshme: “Kemi shanse të mira për të fituar“

Burime brenda Partisë së Moderatëve (M) kanë bërë të ditur për televizionin suedez TV4 Nyheterna se brenda partisë po diskutohet nëse duhet të vazhdojnë qeverisjen me mbështetje më të dobët politike apo nëse është më mirë që vendi të shkojë drejt zgjedhjeve të parakohshme. Shpresat për gjetjen e një zgjidhjeje politike u rritën pasi detyra për të zhvilluar bisedime për formimin e qeverisë iu besua lideres së Partisë së Qendrës […]

todayOctober 21, 2026 34

Lajme

11 organizata kërkojnë ndryshime në politikën e integrimit në Suedi: Pesë propozime për më shumë mundësi në tregun e punës

Përfaqësues të 11 organizatave i bëjnë thirrje qeverisë së ardhshme të Suedisë të ndryshojë politikën e integrimit. Ata kërkojnë masa konkrete për të luftuar diskriminimin dhe për të lehtësuar njohjen e aftësive dhe kualifikimeve të personave të lindur jashtë vendit. Qeveria e ardhshme e Suedisë duhet të ndryshojë mënyrën se si e trajton integrimin. Kjo është kërkesa e përfaqësuesve të 11 organizatave, të cilët kanë publikuar një artikull në rubrikën […]

todayOctober 20, 2026 321

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP