Blog

521 Results / Page 8 of 53

Background

Lajme

Kristersson pritet të marrë detyrën për formimin e qeverisë, por ai nuk është i interesuar.

Kryetari i Parlamentit suedez, Andreas Norlén, do të mbajë sot pasdite, në orën 13:30, një konferencë për shtyp, ku do të njoftojë hapat e ardhshëm në procesin e formimit të qeverisë së re. Ende nuk dihet se kush do të marrë detyrën për të zhvilluar bisedimet me partitë politike, por shumë mendojnë se radha do t’i vijë Ulf Kristerssonit, kryetarit të Partisë së Moderaterna (M), shkruan gazeta suedeze SvD. Megjithatë, […]

todayOctober 19, 2026 102

Lajme

Subvencion për syze në Suedi: Familjet mund të përfitojnë deri në 800 krona për fëmijët

Prindërit në Suedi mund të përfitojnë ndihmë financiare për blerjen e syzeve ose lenteve të kontaktit për fëmijët. Subvencioni bazë është 800 krona për moshat 8 deri në 19 vjeç, ndërsa edhe fëmijët më të vegjël mund të përfitojnë ndihmë. Megjithatë, mënyra e aplikimit dhe shuma e përfitimit ndryshojnë sipas rajonit. Blerja e syzeve të reja mund të jetë një shpenzim i madh për familjet, sidomos kur fëmijët kanë nevojë […]

todayOctober 18, 2026 135

Lajme

Nga viti 2027, kush dëshiron të bëhet edukator kopshti në Suedi duhet të ketë nota më të larta në gjuhën suedeze

Kërkesat për pranimin në programet e formimit të mësuesve dhe edukatorëve do të ashpërsohen nga vjeshta e vitit 2027. Për edukatorët e kopshteve do të kërkohet të paktën nota D në gjuhën suedeze, ndërsa për mësuesit e ciklit fillor dhe mësuesit e lëndëve në shkollën e mesme do të kërkohet nota C. Ndryshimet vijnë në një kohë kur numri i personave që zgjedhin të studiojnë për këto profesione po bie […]

todayOctober 18, 2026 38

Lajme

Partia e Qendrës në Stokholm hap rrugën për bashkëpunim me të djathtën, me mbështetjen e SD-së

Partia e Qendrës (C) në Rajonin e Stokholmit po shqyrton mundësinë e bashkëpunimit me partitë e djathta, duke u mbështetur te Demokratët e Suedisë (SD). Lajmi bëhet i ditur nga gazeta suedeze Expressen, e cila citon burime të saj. Sipas informacioneve të publikuara, ky zhvillim thuhet se ka shkaktuar habi dhe tronditje te partitë e tjera të bllokut të kuq-gjelbër, me të cilat Partia e Qendrës ka bashkëpunuar në drejtimin […]

todayOctober 18, 2026 109

Lajme

Nga 1 dhjetori, disa ilaçe nuk do të mbulohen më nga shteti në Suedi

Nga 1 dhjetori 2026, disa ilaçe që përmbajnë substancat dronabinol dhe cannabidiol (CBD) do të hiqen nga sistemi suedez i mbrojtjes së kostove të larta për barnat me recetë. Vendimi është marrë pas dyshimeve se disa ilaçe janë përshkruar në mënyrë të tillë që pacientët të përfitonin subvencione nga shteti, edhe pse barnat e miratuara me të njëjtat substanca nuk mbulohen nga ky sistem. Sistemi i mbrojtjes së kostove të […]

todayOctober 17, 2026 206

Informacione për Suedin & Gede Juridik

Ryanair ndryshon rregullat e udhëtimit, nga 10 nëntori regjistrimi në aeroport mbyllet më herët

Pasagjerët që udhëtojnë me Ryanair duhet të kenë kujdes për afatet e reja të regjistrimit në aeroport. Nga 10 nëntori 2026, sportelet e regjistrimit dhe dorëzimit të bagazheve të regjistruara do të mbyllen 60 minuta para nisjes së avionit, në vend të 40 minutave që zbatohen aktualisht. Ryanair, një nga kompanitë më të mëdha ajrore në Evropë, po ndryshon rregullat për regjistrimin e pasagjerëve në aeroport. Ndryshimi do të hyjë […]

todayOctober 17, 2026 383

Lajme

Arsimi që të jep shanset më të mira për punë në Suedi, paga mesatare arrin 35 500 krona në muaj.

Statistikat e reja tregojnë se drejtimi i automjeteve dhe transportit është ndër zgjedhjet më të mira për ata që duan të gjejnë punë pas përfundimit të shkollës së mesme. Tre vjet pas diplomimit, 79% e nxënësve të këtij drejtimi kishin siguruar një pozicion të qëndrueshëm në tregun e punës. Ndërkohë, paga mesatare mujore për mekanikët dhe riparuesit e automjeteve arrin në 35 500 krona suedeze para taksave. Zgjedhja e drejtimit […]

todayOctober 17, 2026 424 1

Lajme

Mbi 200 persona përfitojnë nga ndihma e re për riatdhesim në Suedi

Më shumë se 200 persona kanë marrë miratimin për të përfituar nga ndihma e re për riatdhesim në Suedi. Shuma e përfitimit është rritur ndjeshëm që nga fillimi i vitit, nga 10 mijë në 350 mijë krona suedeze për çdo të rritur. Sipas të dhënave të Agjencisë Suedeze të Migracionit (Migrationsverket), që nga rritja e ndihmës në fillim të vitit, janë paraqitur afro 800 aplikime. Nga këto, institucioni ka shqyrtuar […]

todayOctober 17, 2026 333

Lajme

SMHI jep paralajmërim të verdhë për rrezik përmbytjesh në Skåne

Instituti Meteorologjik dhe Hidrologjik i Suedisë (SMHI) ka dhënë një paralajmërim të verdhë për nivel të lartë të ujit përgjatë bregdetit jugor të Skåne-s gjatë fundjavës. Niveli i lartë i ujit, i shoqëruar me erëra të forta, mund të shkaktojë përmbytje dhe erozion të bregdetit. Në faqen e tij zyrtare, SMHI paralajmëron se uji mund të përmbytë kalatat dhe molot e ulëta, rrugët dhe ndërtesat që ndodhen në zona të […]

todayOctober 16, 2026 55

Lajme

Përkeqësohen përplasjet mes partive të kuq-gjelbra në Suedi, C po mban të hapur mundësinë e bashkëpunimit me të djathtën.

Burime për Aftonbladet: Mosmarrëveshjet mes partive të kuq-gjelbra janë më të mëdha se kurrë. Ndërkohë, Partia e Qendrës po zhvillon bisedime me partitë e kampit të Tidös, veçanërisht me Demokristianët. Përplasjet mes partive të kampit të kuq-gjelbër në Suedi janë përkeqësuar dhe kanë arritur nivelin më të lartë deri më tani. Kështu bëjnë të ditur burime për gazetën suedeze Aftonbladet. Sipas burimeve, atmosfera mes partive përshkruhet si e tensionuar dhe […]

todayOctober 16, 2026 72

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP