Moderaterna kërkon ulje taksash, nis kongresi i partisë në Västerås.
Partia Moderaterna ka nisur sot kongresin e saj në qytetin Västerås, ku një nga temat kryesore do të jetë politika ekonomike e Suedisë. Ministrja e Financave, Elisabeth Svantesson, është shprehur optimiste përpara nisjes së takimeve, shkruan gazeta Dagens Industri. Sipas saj, qëllimi është të përditësohet politika ekonomike e partisë, me fokus në uljen e disa taksave të rëndësishme. Ajo dëshiron të ulë taksat kufitare (margjinale), taksën mbi punën, dhe gjithashtu […]