Mashtrimet me përfitimet sociale në Suedi: VAB-i, leja prindërore dhe shtesa për fëmijë kryesojnë kallëzimet penale
Gjatë pesë viteve të fundit, 3.350 persona në rajonin e Skånes janë kallëzuar në polici pasi dyshohet se kanë mashtruar me përfitimet sociale si VAB-i (kompensimi për kujdesin ndaj fëmijës së sëmurë), leja prindërore dhe shtesa për fëmijë. Këtë e tregojnë statistikat që Försäkringskassan (Agjencia Suedeze e Sigurimeve Shoqërore) ka përgatitur për gazetën Sydsvenskan. Sipas tyre, përfitimet që lidhen me fëmijët janë ato që çojnë më shpesh në kallëzime penale. […]