Lajme

647 Results / Page 12 of 72

Background

Lajme

Ushqimet dhe shërbimet shëndetësore më të lira ndikuan në uljen e inflacionit në Suedi

Ulja e çmimeve të ushqimeve, shërbimeve shëndetësore dhe atyre arsimore ka ndikuar në ngadalësimin e inflacionit në Suedi gjatë muajit tetor. Kjo bëhet e ditur nga të dhënat paraprake të Entit Suedez të Statistikave (SCB). Sipas të dhënave, ushqimet dhe pijet pa alkool ishin 7% më të lira në tetor, krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar. Një nga arsyet kryesore për këtë rënie është përgjysmimi i TVSH-së […]

todayNovember 5, 2026 34

Lajme

Centerpartiet dhe Vänsterpartiet nisin bisedime të drejtpërdrejta për formimin e qeverisë së re në Suedi

Partia e Qendrës (Centerpartiet) dhe Partia e Majtë (Vänsterpartiet) kanë nisur bisedime të drejtpërdrejta mes tyre për mundësinë e formimit të qeverisë së re në Suedi. Lajmi bëhet i ditur nga burime të gazetës Expressen. Deri më tani, Socialdemokratët kanë shërbyer si ndërmjetës mes dy partive, por tashmë Centerpartiet dhe Vänsterpartiet po përpiqen të afrohen përmes kontakteve të drejtpërdrejta, pa pasur nevojë për një palë të tretë. Sipas burimeve të […]

todayNovember 5, 2026 65

Lajme

Stokholmi planifikon të zgjerojë zonën mjedisore, ndalim për makinat me naftë, benzinë dhe hibride

Drejtuesit e Bashkisë së Stokholmit, të përbërë nga partitë e majta dhe të gjelbra, duan të zgjerojnë zonën mjedisore në kryeqytetin suedez. Në këtë zonë synohet të ndalohet plotësisht qarkullimi i makinave me naftë dhe benzinë, por edhe i makinave hibride me karikim elektrik (plug-in hybrid). Lajmi është bërë i ditur nga TV4 Nyheterna. Për të ndihmuar sa më shumë qytetarë që të kalojnë te makinat elektrike, drejtuesit e qytetit […]

todayNovember 5, 2026 48

Lajme

Swedbank rrit interesat e kredive për banesa pas vendimit të Bankës Qendrore të Suedisë

Swedbank është banka e parë në Suedi që ka vendosur të rrisë interesat për kreditë e banesave, pas vendimit të Bankës Qendrore të Suedisë (Riksbank) për të rritur normën bazë të interesit. Banka ka njoftuar se norma e interesit për kreditë me interes të ndryshueshëm do të rritet me 0,25 pikë përqindjeje, duke arritur në 4,14%. Njoftimi është publikuar në faqen zyrtare të Swedbank. Ndërkohë, interesat për kreditë me normë […]

todayNovember 5, 2026 100

Lajme

Inflacioni në Suedi bie më shumë se sa pritej gjatë muajit tetor

Inflacioni në Suedi ka shënuar një rënie më të madhe nga sa kishin parashikuar ekonomistët gjatë muajit tetor. Këtë e tregojnë të dhënat paraprake të Entit Suedez të Statistikave (SCB). Sipas të dhënave, inflacioni i matur me treguesin KPIF ka rënë në 1,1% në bazë vjetore, nga 1,5% sa ishte në muajin shtator. Rënia ka qenë më e madhe se parashikimet e analistëve, të cilët prisnin që inflacioni të zbriste […]

todayNovember 5, 2026 48

Lajme

Çmimet e energjisë rrisin inflacionin në eurozonë, në tetor arrin në 4%

Inflacioni në eurozonë ka shënuar rritje gjatë muajit tetor, duke arritur në 4%, nga 3,8% që ishte në muajin shtator. Sipas të dhënave paraprake të publikuara nga Eurostat, kjo rritje është në përputhje me pritshmëritë e tregut. Shkaku kryesor i rritjes së inflacionit është shtrenjtimi i energjisë. Çmimet e energjisë janë rritur me afro 21% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, duke ndikuar drejtpërdrejt në rritjen e […]

todayNovember 4, 2026 27

Lajme

Punonjësit e Agjencisë Suedeze të Punësimit ngrenë alarmin: “Është gjëja më e tmerrshme që kam përjetuar në 15 vite pune”

Riorganizimi i Agjencisë Suedeze të Punësimit (Arbetsförmedlingen), i cili hyri në fuqi më 1 mars të këtij viti, kishte si qëllim përmirësimin e punës, rritjen e efikasitetit dhe garantimin e vendimeve më të drejta. Por, sipas punonjësve të institucionit, në vend të përmirësimit, situata është përkeqësuar. Për shqetësimet e tyre raportojnë mediat suedeze, përfshirë TV4 Nyheterna. Një punonjëse, e identifikuar me emrin e ndryshuar “Carina”, tregon se pas riorganizimit shumë […]

todayNovember 4, 2026 587

Lajme

Riksbank rrit normën e interesit në 2% dhe paralajmëron rritje të tjera gjatë vitit të ardhshëm

Banka Qendrore e Suedisë (Riksbank) ka vendosur të rrisë normën bazë të interesit me 0,25 pikë përqindjeje, duke e çuar atë nga 1,75 në 2,00%. Rritja ishte e pritshme dhe vjen si pasojë e përmirësimit të ekonomisë suedeze, rritjes së inflacionit për shkak të luftës në Lindjen e Mesme dhe dobësimit të kronës suedeze. Në një njoftim për shtyp, Riksbank bën të ditur se mund të ketë rritje të tjera […]

todayNovember 4, 2026 39

Lajme

SD kërkon reformimin rrënjësor të Agjencisë Suedeze të Migracionit

Partia Demokratët e Suedisë (SD) kërkon ndryshime të thella në Agjencinë Suedeze të Migracionit (Migrationsverket). Sipas partisë, e gjithë organizata duhet të shqyrtohet dhe të riorganizohet nga themelet. Këtë kërkesë e ka bërë Jessica Stegrud, zëdhënëse e SD-së për çështjet e emigracionit, në një artikull të publikuar në rubrikën e debatit të gazetës Aftonbladet. Reagimi i saj vjen pas raportimit të televizionit TV4, pak ditë më parë, se një drejtues […]

todayNovember 4, 2026 398

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP