Lajme

613 Results / Page 10 of 69

Background

Lajme

Hetimi: Këshilluesit privatë të punës ndihmuan burra të kontrollonin gratë e tyre

Një hetim i SVT Nyheter Skåne dhe programit “Uppdrag granskning” tregon se disa këshillues privatë për punësim, të cilët paguhen nga Shërbimi Suedez i Punësimit (Arbetsförmedlingen), ishin të gatshëm të ndihmonin burra që donin të kontrollonin gratë e tyre. Gazetarët zhvilluan hetimin duke përdorur kamera të fshehta. Ata kontaktuan gjithsej 72 zyra të kompanive që ofrojnë shërbime për punësim. Gazetarët u paraqitën si një burrë që nuk dëshironte që gruaja […]

todaySeptember 2, 2026 138

Lajme

Përhapje e madhe e tularemisë “sëmundja e lepurit” në Västerbotten, rajoni paralajmëron për vit rekord.

83 raste të tularemisë janë konfirmuar këtë vit në rajonin e Västerbotten. Autoritetet shëndetësore paralajmërojnë se viti 2026 mund të shënojë një rekord të ri të rasteve dhe u bëjnë thirrje banorëve të kenë kujdes kur dalin në pyje dhe në natyrë. Deri tani, 83 persona janë diagnostikuar me tularemi në rajonin e Västerbotten gjatë vitit 2026, raporton P4 Västerbotten. Numri i rasteve ka shkaktuar shqetësim te autoritetet, të cilat […]

todaySeptember 2, 2026 64

Lajme

Qeveria suedeze ecën përpara me ligjin kundër bandave kriminale

Qeveria suedeze po ecën përpara me planin për ta bërë vepër penale pjesëmarrjen në bandat kriminale. Nëse partitë e Tidö fitojnë zgjedhjet, ato do të paraqesin një projektligj që do të bëjë të mundur hyrjen në fuqi të ligjit të ri më 1 prill 2027. Për ta bërë të dënueshme me ligj pjesëmarrjen në bandat kriminale, fillimisht nevojitet një ndryshim në Kushtetutën suedeze. Sipas agjencisë suedeze të lajmeve TT, qeveria […]

todaySeptember 2, 2026 49

Lajme

Krona suedeze bie në vlerë, norvegjezët përfitojnë në blerje

Krona suedeze është bërë më e lirë për norvegjezët dhe nuk ka pasur një vlerë kaq të ulët që nga viti 2023. Kështu raporton transmetuesi norvegjez i shërbimit publik NRK. Gjatë paradites, 100 krona suedeze kushtonin 96,83 krona norvegjeze. Kjo do të thotë se norvegjezët që udhëtojnë në Suedi ose bëjnë blerje atje mund të përfitojnë nga kursi aktual i këmbimit. Sipas një eksperti të cituar nga NRK, arsyeja kryesore […]

todaySeptember 2, 2026 91

Lajme

Sondazhi: Liberalët kalojnë 3%. Rriten shpresat për të kaluar pragun e Parlamentit. Ja si rënditen partitë sipas Novus?

Rritja e Liberalëve në 3,3% në sondazhin e fundit të Novus mund t’i sjellë partisë më shumë vota mbështetëse në zgjedhje. Kështu vlerëson Annika Fredén, docente e shkencave politike në Universitetin e Lundit. Sipas Fredén, hulumtimet e saj tregojnë se pragu kur votuesit fillojnë të jenë të gatshëm t’i japin votën një partie për ta ndihmuar të kalojë pragun elektoral është rreth 3%. Liberalët, të cilët në sondazhin e mëparshëm […]

todaySeptember 2, 2026 184

Lajme

Sistemi i AI-së te Agjencia e Punësimit kritikohet

Agjencia Suedeze e Punësimit, Arbetsförmedlingen, përdor një sistem me inteligjencë artificiale (AI) për të kategorizuar personat që kërkojnë punë dhe për të ndihmuar punonjësit në gjetjen dhe ndërmjetësimin e vendeve të punës. Por sistemi po kritikohet nga vetë punonjësit. Arbetsförmedlingen ka një sistem me inteligjencë artificiale që i ndan dhe i kategorizon personat që kërkojnë punë. Qëllimi i sistemit është të ndihmojë punonjësit e agjencisë në punën e tyre dhe […]

todaySeptember 1, 2026 66

Lajme

Pas shiut mund të rikthehet nxehtësia e verës

Fillimi i shtatorit do të jetë shumë i lagësht në Suedi, por parashikimi për pjesën tjetër të muajit është më optimist. Në gjysmën e dytë të shtatorit mund të rikthehen ditët me diell dhe temperatura më të ngrohta. Shtatori ka nisur me shumë reshje shiu në pjesë të ndryshme të Suedisë. Por, sipas parashikimit afatgjatë, moti mund të përmirësohet ndjeshëm më vonë gjatë muajit. Gazeta Aftonbladet shkruan se gjysma e […]

todaySeptember 1, 2026 49

Lajme

Qeveria suedeze kërkon rregulla më të ashpra për shkollat private për arsye sigurie

Qeveria suedeze dëshiron të vendosë rregulla të reja për shkollat private, të njohura në Suedi si friskolor. Qëllimi është që këto shkolla të mos mund të drejtohen nga aktorë ose kompani me bazë jashtë Bashkimit Evropian (BE) dhe jashtë vendeve me të cilat Suedia ka marrëveshje bashkëpunimi: Norvegjisë, Islandës dhe Lihtenshtajnit. Qeveria ka bërë të ditur se do të nisë një hetim për të shqyrtuar rregullat e reja. Vendimi lidhet […]

todaySeptember 1, 2026 36

Lajme

BankID jep njoftimin para zgjedhjeve të 13 shtatorit: Karta digjitale e identitetit mund të përdoret për të votuar

Një njoftim i ri nga BankID është i rëndësishëm për të gjithë suedezët që do të votojnë në zgjedhjet e vitit 2026. Karta digjitale e identitetit që gjendet në aplikacionin BankID mund të përdoret për të vërtetuar identitetin e votuesit gjatë votimit. Kjo vlen si për votimin paraprak, i cili fillon më 26 gusht, ashtu edhe për votimin në ditën e zgjedhjeve, më 13 shtator 2026. BankID është bërë prej […]

todaySeptember 1, 2026 45

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP