Suedi & Scandinavia

1565 Results / Page 104 of 174

Background

Lajme

Çdo vit mijëra suedezë humbasin patentat e drejtimit, çfarë ndodh nëse harroni patentën në shtëpi?

Çdo vit, shumë njerëz në Suedi humbasin patentat e tyre të drejtimit, dhe kjo është bërë një problem gjithnjë e më i madh. Por çfarë ndodh në të vërtetë nëse harroni patentën në shtëpi dhe ndaloheni nga policia? Sipas të dhënave të fundit, pak më shumë se 20,000 patenta drejtimi u revokuan ose u tërhoqën gjatë gjysmës së parë të vitit 2024. Konkretisht, midis 1 janarit dhe 30 qershorit, 19,566 […]

todayJanuary 3, 2026 342

Lajme

Kaos me bagazhet në aeroportin Arlanda për shkak të borës.

Situata në aeroportin Arlanda është shumë e vështirë. Mediat suedeze Aftonbladet dhe Expressen raportojnë se ka kaos të madh për shkak të stuhisë së borës të quajtur Anna. Shumë udhëtarë po presin me orë të tëra për të marrë bagazhet e tyre. Për shkak të motit të keq, puna me bagazhet është ngadalësuar dhe janë bërë gabime. “Është kaos i plotë këtu. Shumë njerëz janë të lodhur dhe të dëshpëruar”, […]

todayJanuary 3, 2026 151

Lajme

Kërkesa të reja për makinat nga viti 2026. Butonat fizikë bëhen të domosdoshëm.

Një vit i ri ka nisur dhe bashkë me të vijnë edhe ndryshime të rëndësishme, sidomos në industrinë e automobilëve. Nga viti 2026 do të hyjnë në fuqi kërkesa të reja për makinat, të paktën për ato që synojnë të marrin vlerësimin më të lartë të sigurisë. Ndryshimet lidhen drejtpërdrejt me mënyrën se si shoferët kontrollojnë funksionet kryesore të makinës. Rregulla të reja për sigurinë Në makinat moderne është bërë […]

todayJanuary 3, 2026 45

Lajme

Gabimi i vogël në dimër që mund të kushtojë deri në 40 000 korona dhe heqjen e patentës

Një gabim i vogël gjatë dimrit mund t’u kushtojë shoferëve shumë shtrenjtë. Nëse nuk pastroni siç duhet xhamat e makinës nga akulli dhe bora, rrezikoni deri në 40 000 korona suedeze gjobë dhe heqjen e patentës së makinës. Një rast i fundit ka tërhequr vëmendjen dhe ka frikësuar shumë drejtues automjetesh. “Kjo konsiderohet pakujdesi në trafik dhe mund të ketë pasoja të rënda. Nëse shoferi raportohet, Transportstyrelsen zakonisht ia heq […]

todayJanuary 3, 2026 886

Lajme

Bora sapo ka filluar në Stokholm, priten reshje të mëdha

Reshjet e borës në Stokholm sapo kanë filluar dhe pritet që situata të përkeqësohet. Sipas parashikimeve, më shumë borë është rrugës. Në Svealandin lindor, ku përfshihen Stokholmi dhe Uppsala, një tjetër reshje e madhe bore pritet të mbërrijë gjatë pasdites. Era do të bëhet më e fortë, gjë që mund të shkaktojë stuhi bore dhe grumbullim të borës në rrugë, raporton Aftonbladet. “ Bora sapo ka filluar, thotë Emma Härenstam, […]

todayJanuary 3, 2026 27

Lajme

Sa shumë mund të marrësh për leje prindërore në 2026, ja çfarë ndryshoi nga 1 janari?

Nga 1 janari 2026, prindërit që janë në leje prindërore ose do të fillojnë lejen e tyre do të marrin më shumë para. Kjo sepse vlera bazë e çmimit (prisbasbelopp) në Suedi do të rritet. Në praktikë, kjo do të thotë që maksimumi i përfitimit nga leja prindërore rritet. Për prindërit që marrin shumën më të madhe, kjo mund të sjellë deri në 250 korona më shumë në muaj. Çfarë […]

todayJanuary 3, 2026 348

Lajme

Polemikë e fortë për dëbimet pas heqjes së “spårbyte”: Mjeku në SöS akuzon qeverinë për padrejtësi dhe mungesë njerëzie

Një mjek kryesor në Spitalin Södersjukhuset (SöS) kritikon ashpër ministrin Johan Forssell dhe qeverinë suedeze për zbatimin retroaktiv të ligjit që heq mundësinë e “spårbyte”, duke rrezikuar dëbimin e mijëra familjeve të integruara në Suedi. Heqja e mundësisë për të bërë të ashtuquajturin spårbyte, kalimi nga azili në leje pune në prill të vitit 2025 ka shkaktuar reagime të forta. Kritikat janë përqendruar veçanërisht te fakti se ligji po zbatohet […]

todayJanuary 3, 2026 635

Lajme

Paralajmërimi portokalli për borë dhe erë përfshin edhe Stokholmin

Instituti Suedez i Meteorologjisë dhe Hidrologjisë (SMHI) ka zgjeruar paralajmërimin portokalli për reshje bore të shoqëruara me erë të fortë. Tani paralajmërimi përfshin edhe qytetin e Stokholmit. Paralajmërimi portokalli është niveli i dytë më i lartë i rrezikut dhe ka qenë më herët në fuqi për disa zona të Svealandit verior dhe lindor. Ai do të vlejë deri nesër në orën 12:00. Meteorologia e SMHI-së, Emma Härenstam, i ka thënë […]

todayJanuary 3, 2026 36

Lajme

Situatë serioze e moti në Suedi, autoritetet bëjnë thirrje për kujdes.

Paralajmërimet e lëshuara nga Instituti Suedez i Meteorologjisë dhe Hidrologjisë (SMHI) për disa pjesë të bregdetit lindor gjatë fundjavës janë serioze dhe duhen marrë me shumë kujdes. Kështu shprehet meteorologia e TV4, Madeleine Westin. Ajo u bën thirrje të gjithë banorëve që ndodhen në zonat e prekura të respektojnë paralajmërimet dhe të shmangin rreziqet e panevojshme. “Kemi një situatë serioze moti dhe tashmë janë krijuar shumë të ashtuquajtura ‘kanone bore’”, […]

todayJanuary 3, 2026 202

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%