Blog

613 Results / Page 31 of 62

Background

Lajme

Borxhet e papaguara tani mund të çojnë në dëbim nga Suedia

Nga sot kanë hyrë në fuqi rregulla më të ashpra për lejet e qëndrimit në Suedi. Sipas ligjit të ri, të huajt që konsiderohen se kanë sjellje të papërshtatshme mund të humbasin lejen e qëndrimit dhe të dëbohen nga vendi. Sjellja e papërshtatshme mund të përfshijë borxhe të papaguara, lidhje me rrjete kriminale ose deklarata që tregojnë lidhje me organizata ekstremiste. Rregullat e reja i japin Agjencisë Suedeze të Migracionit […]

todayJuly 13, 2026 1215

Lajme

Sindikata: Në praktikë, shëndetësia nuk është e përjashtuar nga ligji i ri

Edhe pse sektori i shëndetësisë është zyrtarisht i përjashtuar nga ligji i ri për detyrimin e raportimit të informacionit, në praktikë kjo nuk ndodh, deklaron Sindikata e Punonjësve të Shëndetësisë (Vårdförbundet) për agjencinë suedeze të lajmeve TT. Sipas sindikatës, kur lind një fëmijë, mamia është e detyruar ta regjistrojë lindjen në Agjencinë Tatimore Suedeze (Skatteverket). Punonjësit e kësaj agjencie, sipas ligjit të ri, janë të detyruar të kontaktojnë policinë nëse […]

todayJuly 13, 2026 72

Lajme

Testi për shtetësinë suedeze nis më 15 gusht, i vështirë edhe për vetë suedezët

Testi i parë për marrjen e shtetësisë suedeze do të mbahet më 15 gusht, pas hyrjes në fuqi të rregullave të reja dhe më të rrepta për shtetësinë, të miratuara në muajin qershor. Lajmi është publikuar nga gazeta suedeze Dagens Nyheter (DN). Rreth 1.000 persona pritet të marrin pjesë në provimin e parë, i cili do të testojë njohuritë e kandidatëve për shoqërinë dhe sistemin suedez. Pjesa e dytë e […]

todayJuly 13, 2026 547

Lajme

Hyn në fuqi në Suedi ligji i diskutueshëm i quajtur “ligji i denoncimit”

Nga sot ka hyrë në fuqi në Suedi ligji i ri, i cili është bërë objekt debatesh dhe kritikash të shumta. Sipas këtij ligji, gjashtë institucione shtetërore janë të detyruara të njoftojnë policinë nëse kanë arsye të besojnë se një shtetas i huaj nuk ka të drejtë të qëndrojë në Suedi. Institucionet që përfshihen nga ky detyrim janë: Shërbimi i Punësimit (Arbetsförmedlingen), Agjencia e Sigurimeve Shoqërore (Försäkringskassan), Shërbimi i Burgjeve […]

todayJuly 13, 2026 1291 2

Lajme

Boverket: Ligji i ri mund të sjellë rritje të qirave në Suedi

Ligji i ri për dhënien me qira të banesave private, i cili hyri në fuqi më 1 korrik, synon ta bëjë tregun e banesave në Suedi më fleksibël. Sipas qeverisë suedeze, ndryshimet do ta lehtësojnë dhënien me qira nga pronarët privatë dhe do të rrisin numrin e banesave të disponueshme për personat që e kanë të vështirë të gjejnë një shtëpi. Megjithatë, Boverket, autoriteti suedez për ndërtimin dhe strehimin, paralajmëron […]

todayJuly 12, 2026 99

Lajme

Rekord i ri i temperaturës këtë verë në Finlandë: 31,1 gradë në Pyttis

Finlanda ka shënuar temperaturën më të lartë të kësaj vere. Rekordi u thye dy herë gjatë së dielës në aeroportin e Pyttis. Instituti Meteorologjik i Finlandës njoftoi rreth orës 13:00 se në aeroportin e Pyttis ishte regjistruar temperatura më e lartë e verës deri më tani. Sipas matjeve, në orën 12:47 temperatura arriti në 30,3 gradë Celsius. Vetëm një orë më vonë, termometri shënoi 31,1 gradë Celsius. Lajmin e konfirmoi […]

todayJuly 12, 2026 21

Lajme

SMHI paralajmëron: Javë me temperatura të larta në bregdetin perëndimor dhe në Skåne

Instituti Meteorologjik dhe Hidrologjik i Suedisë (SMHI) ka paralajmëruar për temperatura të larta që do të përfshijnë bregdetin perëndimor të vendit dhe rajonin e Skånes gjatë gjithë javës. Sipas SMHI-së, temperaturat gjatë ditës në këto zona pritet të arrijnë të paktën 26 gradë Celsius. Si pasojë e vapës, rritet rreziku për disa probleme shëndetësore, ndaj autoriteti u bën thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes. “Bëhuni të vëmendshëm nëse personat pranë jush […]

todayJuly 12, 2026 29

Lajme

Ke patentë? Këto janë datat dhe ndryshimet që duhet t’i dish

Patentat në Suedi po ndryshojnë gradualisht. Kartat e reja tashmë kanë hyrë në përdorim, ndërsa në vitet e ardhshme pritet të futet edhe patenta dixhitale në telefon. Ndryshimet vijnë pas miratimit të një direktive të re nga Bashkimi Evropian dhe do të prekin si drejtuesit aktualë të mjeteve, ashtu edhe ata që do të marrin patentën në të ardhmen. Nuk ka nevojë ta ndërroni patentën tani Që nga viti 2025, […]

todayJuly 12, 2026 331

Lajme

Policia në Suedi: Nuk është e ndaluar të përdorni telefonin gjatë drejtimit tëelsparkcykel, por mund të mbani përgjegjësi nëse shkaktoni aksident

Nuk është e paligjshme të shikoni ose përdorni telefonin celular ndërsa ngisni një biçikletë ose një elsparkcykel. Këtë e ka bërë të ditur Policia e Malmos, pas vendimit për të mbyllur një hetim për shkaktim të lëndimeve trupore. Rasti kishte të bënte me një burrë, i cili po përdorte telefonin gjatë drejtimit të një elsparkcykel dhe u përplas me një çiklist. Si pasojë e aksidentit, çiklisti pësoi thyerje të shpatullës. […]

todayJuly 11, 2026 20

Lajme

Kur mund të përfundoni në burg për tejkalim shpejtësie në Suedi

Në Suedi, tejkalimi i shpejtësisë zakonisht ndëshkohet me gjobë. Në disa raste më të rënda, shoferit mund t’i hiqet edhe patenta. Por ekziston edhe një pasojë tjetër, më pak e njohur: nëse gjoba nuk paguhet dhe personi shmang vazhdimisht detyrimet, ajo mund të përfundojë në dënim me burg. Për shumicën e shoferëve, çështja mbyllet sapo paguhet gjoba. Pasojat zakonisht janë vetëm pagesa e disa mijëra koronave suedeze ose, në raste […]

todayJuly 11, 2026 431

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP