admin

970 Results / Page 9 of 108

Background

Lajme

Suedia propozon mbështetje të re: deri në 500 korona në muaj për pesë vjet për ata që shpërngulen në zona me zhvillim industrial

Komiteti shtetëror suedez Accelerationskontoret i ka dorëzuar qeverisë një raport me një sërë propozimesh që synojnë të ndihmojnë komunat të përballojnë investimet e mëdha industriale dhe zgjerimet e kompanive që konsiderohen të rëndësishme për zhvillimin e Suedisë. Një nga propozimet kryesore është një mbështetje financiare për personat që zgjedhin të jetojnë në shtëpi të reja individuale në komunat e quajtura të zhvillimit dhe transformimit. Sipas propozimit, shteti do të mbulojë […]

todayJune 7, 2026 254

Lajme

Suedi: Nga 1 korriku rritet tarifa për ndërmjetësimin e banesave me qira, deri në 5 920 krona

Nga 1 korriku 2026 do të hyjnë në fuqi disa rregulla të reja në tregun e banesave me qira në Suedi. Një nga ndryshimet më të rëndësishme është rritja e tarifës maksimale që mund të kërkojnë ndërmjetësit profesionalë të banesave kur ndihmojnë një person të gjejë një banesë me qira. Sipas rregullave të reja, tarifa maksimale për ndërmjetësimin e një apartamenti rritet nga 3 000 në 5 920 krona, përfshirë […]

todayJune 7, 2026 343

Lajme

Krona norvegjeze lë pas kronën suedeze ndaj dollarit amerikan

Pas një viti shumë të suksesshëm në 2025, kur krona suedeze u forcua vazhdimisht kundrejt dollarit amerikan, situata ka ndryshuar këtë vit. Tani, krona suedeze është valuta që ka performuar më dobët kundrejt dollarit mes valutave më të tregtuara në botë. Sipas indeksit javor të dollarit të publikuar nga agjencia e lajmeve Bloomberg, krona suedeze ka humbur 2,59% të vlerës së saj që nga fillimi i vitit. Aktualisht, një dollar […]

todayJune 7, 2026 41

Lajme

Ndryshime të mëdha në Aeroportin Arlanda. Udhëtimet pritet të bëhen më të lehta

Aeroporti Arlanda vazhdon të modernizohet me investime të reja dhe ndryshime që synojnë ta bëjnë udhëtimin më të lehtë për pasagjerët. Gjatë viteve të fundit, aeroporti më i madh i Suedisë ka pësuar një transformim të madh, ndërsa tani po planifikohet edhe një projekt i ri i rëndësishëm: ndërtimi i një moli të ri, të quajtur Pir G. Në vitet e fundit, udhëtarët që kalojnë nga Arlanda kanë vënë re […]

todayJune 7, 2026 352

Lajme

Ministrat suedezë: Debati për dëbimin e adoleshentëve mund të ketë ndikuar në rënien e mbështetjes për qeverinë

Debati i vazhdueshëm rreth dëbimit të adoleshentëve nga Suedia mund të jetë një nga arsyet kryesore pse partitë e marrëveshjes Tidö po përballen me vështirësi në sondazhet e opinionit publik. Këtë e deklaruan ministrja suedeze e Financave, Elisabeth Svantesson, dhe ministri i Drejtësisë, Gunnar Strömmer, të dy përfaqësues të Partisë Moderatore (M), gjatë një interviste për gazetën suedeze Svenska Dagbladet (SvD). Sipas Gunnar Strömmerit, çështja e dëbimit të të rinjve […]

todayJune 6, 2026 70

Lajme

Dita Kombëtare e Suedisë, debat në media: Mijëra persona nuk kanë arsye për të festuar

Me rastin e Ditës Kombëtare të Suedisë, e cila shënohet sot, mediat suedeze i kanë kushtuar vëmendje të veçantë çështjeve që lidhen me shtetësinë, imazhin e vendit dhe vlerën e lirisë. Në një editorial të botuar në gazetën Dagens Nyheter, gazetarja Lilian Sjölund shkruan se rregullat e reja dhe më të ashpra për marrjen e shtetësisë suedeze, të cilat hynë në fuqi pikërisht sot, po krijojnë vështirësi për mijëra njerëz. […]

todayJune 6, 2026 64

Lajme

Të rinjtë suedezë më të palumtur se të moshuarit, studiuesit japin alarmin

Një studim i realizuar nga Lunds universitet ka nxjerrë në pah një zhvillim shqetësues në Suedi: të rinjtë raportojnë se janë më pak të lumtur se të moshuarit. Për këtë studim ka raportuar edhe P4 Malmöhus. Sipas studiuesit August Nilsson, rreth vitit 2020 ka ndodhur një ndryshim i dukshëm që ka ndikuar negativisht në mirëqenien e të rinjve. Ai thotë se që nga ajo periudhë, të rinjtë kanë filluar të […]

todayJune 6, 2026 101

Lajme

Tërheqja e parave në disa bankomatë tani me pagesë, shumë klientë reagojnë negativisht

Që nga data 29 maj, qytetarët duhet të paguajnë një tarifë për të tërhequr para nga bankomatët që i përkasin kompanisë Kontanten. Lajmi është bërë i ditur nga Dagens Nyheter. Tarifa të tilla janë të zakonshme në shumë vende të tjera, por deri tani nuk kanë qenë të zakonshme në Suedi. Për këtë arsye, vendimi ka shkaktuar reagime të shumta te klientët. Marcus Liljeblad, drejtues i kompanisë në Suedi, thotë […]

todayJune 6, 2026 132

Lajme

Dousa: “Një mysliman mund të jetë po aq suedez sa Jimmie Åkesson”

Ministri suedez i ndihmës dhe tregtisë së jashtme, Benjamin Dousa, ka kritikuar deklaratën e politikanes së SD-së, Denice Westerberg, e cila tha se një mysliman besimtar nuk mund të bëhet kurrë suedez. Në një intervistë për Aftonbladet, Dousa tha se ky qëndrim është i gabuar dhe e cilësoi deklaratën si “josuedeze”. Sipas tij, është krejtësisht e natyrshme që një person të jetë njëkohësisht mysliman praktikues dhe suedez. “Një mysliman në […]

todayJune 6, 2026 43

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%