Suedi & Scandinavia

252 Results / Page 26 of 28

Background

Lajme

Tërheqja e parave nga bankomatët në Suedi nuk është më gjithmonë falas

Që nga 29 maji, 450 bankomate në Suedi kanë filluar të marrin tarifë për tërheqjen e parave. Deri tani, tërheqja e parave nga bankomatët në vend ka qenë pa pagesë, por kjo ka ndryshuar për bankomatët e kompanisë Kontanten. Në Suedi ka rreth 1 600 bankomate. Ato drejtohen nga dy kompani kryesore: Bankomat AB dhe Kontanten. Bankomat AB është në pronësi të përbashkët të pesë bankave: Danske Bank, Handelsbanken, Nordea, […]

todaySeptember 19, 2026 488

Lajme

Rregulla të reja tatimore në Suedi, mund të hyjnë në fuqi më 1 janar 2027.

Personat që punojnë nga shtëpia, në disa vende të ndryshme ose në një qytet tjetër nga ai ku jetojnë, mund të përballen me rregulla të reja tatimore në Suedi. Qeveria suedeze po propozon ndryshime në disa rregulla që lidhen me vendin e punës, udhëtimet për punë dhe zbritjet nga taksat për personat që punojnë në një qytet tjetër. Nëse propozimet miratohen, ndryshimet mund të hyjnë në fuqi më 1 janar […]

todaySeptember 19, 2026 1062

Lajme

Ndryshime të mëdha për patentat suedeze: tre hapa deri te patenta digjitale dhe karta e re e identitetit

Mbajtësit e patentave suedeze do të përballen me ndryshime të mëdha gjatë viteve të ardhshme. Patentat do të ndryshojnë në disa hapa: fillimisht do të përdoren karta të reja fizike me më shumë elemente sigurie, më pas do të futen patentat digjitale dhe në fund pritet të krijohet një kartë e re shtetërore identiteti. Procesi i parë ka nisur tashmë. “Ky proces po zhvillohet pikërisht tani”, thotë Ted Snölilja, hetues […]

todaySeptember 19, 2026 282

Lajme

Një proces i gjatë për formimin e qeverisë në Suedi mund të sjellë rritje të çmimeve të karburanteve.

Një proces i gjatë për formimin e qeverisë në Suedi mund të sjellë rritje të çmimeve të karburanteve. Kështu shkruan agjencia e lajmeve TT. Aktualisht janë në fuqi dy ulje të përkohshme të taksave për karburantet. Të dyja së bashku e kanë bërë karburantin rreth 4 krona më të lirë për litër. Megjithatë, këto ulje mund të përfundojnë nëse pas zgjedhjeve krijohet një vakum politik dhe formimi i qeverisë së […]

todaySeptember 19, 2026 76

Lajme

Andersson pas detyrës për formimin e qeverisë: “Të lëmë mënjanë taktikat partiake”

Magdalena Andersson e ka pranuar me “shumë përulësi” detyrën për të zhvilluar bisedimet për formimin e qeverisë së re në Suedi. Pak pasi kryetari i Parlamentit suedez i dha lideres së Socialdemokratëve detyrën për të tentuar formimin e një qeverie, Andersson reagoi përmes një postimi në Instagram. Në postimin e saj, Andersson shkruan se do të “veprojë në mënyrë konstruktive” në përpjekje për të krijuar një qeveri “që e çon […]

todaySeptember 18, 2026 48

Lajme

A është në rregull që drejtuesit e partive të fajësojnë emigrantët për rezultatin e zgjedhjeve?

Fushata zgjedhore, rezultati i zgjedhjeve dhe katër vitet e ardhshme janë temat kryesore në faqet editoriale të gazetave suedeze këtë të premte. Gazeta Dagens Nyheter (DN) shkruan se nuk është e habitshme që deputetë të Sverigedemokraterna (SD) përhapin teori konspirative dhe vënë në dyshim nëse rezultati i zgjedhjeve është i ligjshëm. Por, sipas redaksisë së DN-së, është shumë më e habitshme që edhe politikanët e Moderaterna (M) dhe Kristdemokraterna (KD), […]

todaySeptember 18, 2026 58

Lajme

Andersson: Të vësh në pikëpyetje votat e emigrantëve do të thotë të vësh në pikëpyetje vlerën e tyre

Liderja e Socialdemokratëve (S), Magdalena Andersson, ka reaguar ndaj deklaratave të disa përfaqësuesve të partive të djathta, të cilët kanë fajësuar votat e qytetarëve me prejardhje nga emigracioni për rënien e mbështetjes së krahut të Tidö-s. Në një konferencë për shtyp, Andersson tha se ata përfaqësues të Sverigedemokraterna (SD) dhe Moderaterna (M) që fajësojnë votat e emigrantëve po vënë në pikëpyetje edhe vlerën e tyre si njerëz. Ajo iu referua, […]

todaySeptember 18, 2026 221

Lajme

Barnbidrag dhe biletat e autobusit mund të bëhen më të favorshme

Rritja e shtesës për fëmijët “ Barnbidrag“   , biletat më të lira të autobusit dhe një bonus i ri për makinat elektrike mund të bëhen realitet nëse partitë e kuq-gjelbër arrijnë të zbatojnë premtimet e tyre zgjedhore. Në të njëjtën kohë, propozimet e krahut të Tidö-s për uljen e taksave duket se mund të mos realizohen. Kështu shkruan agjencia e lajmeve TT, e cila ka shqyrtuar propozimet e ndryshme të […]

todaySeptember 18, 2026 197

Lajme

Magdalena Andersson merr detyrën për të tentuar formimin e qeverisë së re

Liderja e Socialdemokratëve suedezë (S), Magdalena Andersson, ka marrë detyrën për të tentuar formimin e një qeverie të re. Lajmin e bëri të ditur kryetari i parlamentit, Andreas Norlén, gjatë një konference për shtyp. Andersson duhet të paraqesë më 28 shtator para kryetarit të ri të parlamentit se çfarë mbështetjeje ka arritur të sigurojë për formimin e qeverisë së re. Sipas Norlén, të gjithë liderët e partive politike kanë thënë […]

todaySeptember 18, 2026 39

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP