Suedi & Scandinavia

358 Results / Page 38 of 40

Background

Lajme

Ndryshime të mëdha për patentat suedeze: tre hapa deri te patenta digjitale dhe karta e re e identitetit

Mbajtësit e patentave suedeze do të përballen me ndryshime të mëdha gjatë viteve të ardhshme. Patentat do të ndryshojnë në disa hapa: fillimisht do të përdoren karta të reja fizike me më shumë elemente sigurie, më pas do të futen patentat digjitale dhe në fund pritet të krijohet një kartë e re shtetërore identiteti. Procesi i parë ka nisur tashmë. “Ky proces po zhvillohet pikërisht tani”, thotë Ted Snölilja, hetues […]

todaySeptember 19, 2026 290

Lajme

Një proces i gjatë për formimin e qeverisë në Suedi mund të sjellë rritje të çmimeve të karburanteve.

Një proces i gjatë për formimin e qeverisë në Suedi mund të sjellë rritje të çmimeve të karburanteve. Kështu shkruan agjencia e lajmeve TT. Aktualisht janë në fuqi dy ulje të përkohshme të taksave për karburantet. Të dyja së bashku e kanë bërë karburantin rreth 4 krona më të lirë për litër. Megjithatë, këto ulje mund të përfundojnë nëse pas zgjedhjeve krijohet një vakum politik dhe formimi i qeverisë së […]

todaySeptember 19, 2026 84

Lajme

Andersson pas detyrës për formimin e qeverisë: “Të lëmë mënjanë taktikat partiake”

Magdalena Andersson e ka pranuar me “shumë përulësi” detyrën për të zhvilluar bisedimet për formimin e qeverisë së re në Suedi. Pak pasi kryetari i Parlamentit suedez i dha lideres së Socialdemokratëve detyrën për të tentuar formimin e një qeverie, Andersson reagoi përmes një postimi në Instagram. Në postimin e saj, Andersson shkruan se do të “veprojë në mënyrë konstruktive” në përpjekje për të krijuar një qeveri “që e çon […]

todaySeptember 18, 2026 54

Lajme

A është në rregull që drejtuesit e partive të fajësojnë emigrantët për rezultatin e zgjedhjeve?

Fushata zgjedhore, rezultati i zgjedhjeve dhe katër vitet e ardhshme janë temat kryesore në faqet editoriale të gazetave suedeze këtë të premte. Gazeta Dagens Nyheter (DN) shkruan se nuk është e habitshme që deputetë të Sverigedemokraterna (SD) përhapin teori konspirative dhe vënë në dyshim nëse rezultati i zgjedhjeve është i ligjshëm. Por, sipas redaksisë së DN-së, është shumë më e habitshme që edhe politikanët e Moderaterna (M) dhe Kristdemokraterna (KD), […]

todaySeptember 18, 2026 64

Lajme

Andersson: Të vësh në pikëpyetje votat e emigrantëve do të thotë të vësh në pikëpyetje vlerën e tyre

Liderja e Socialdemokratëve (S), Magdalena Andersson, ka reaguar ndaj deklaratave të disa përfaqësuesve të partive të djathta, të cilët kanë fajësuar votat e qytetarëve me prejardhje nga emigracioni për rënien e mbështetjes së krahut të Tidö-s. Në një konferencë për shtyp, Andersson tha se ata përfaqësues të Sverigedemokraterna (SD) dhe Moderaterna (M) që fajësojnë votat e emigrantëve po vënë në pikëpyetje edhe vlerën e tyre si njerëz. Ajo iu referua, […]

todaySeptember 18, 2026 221

Lajme

Barnbidrag dhe biletat e autobusit mund të bëhen më të favorshme

Rritja e shtesës për fëmijët “ Barnbidrag“   , biletat më të lira të autobusit dhe një bonus i ri për makinat elektrike mund të bëhen realitet nëse partitë e kuq-gjelbër arrijnë të zbatojnë premtimet e tyre zgjedhore. Në të njëjtën kohë, propozimet e krahut të Tidö-s për uljen e taksave duket se mund të mos realizohen. Kështu shkruan agjencia e lajmeve TT, e cila ka shqyrtuar propozimet e ndryshme të […]

todaySeptember 18, 2026 197

Lajme

Magdalena Andersson merr detyrën për të tentuar formimin e qeverisë së re

Liderja e Socialdemokratëve suedezë (S), Magdalena Andersson, ka marrë detyrën për të tentuar formimin e një qeverie të re. Lajmin e bëri të ditur kryetari i parlamentit, Andreas Norlén, gjatë një konference për shtyp. Andersson duhet të paraqesë më 28 shtator para kryetarit të ri të parlamentit se çfarë mbështetjeje ka arritur të sigurojë për formimin e qeverisë së re. Sipas Norlén, të gjithë liderët e partive politike kanë thënë […]

todaySeptember 18, 2026 39

Lajme

Alarm i gjuetarëve: Shoferët po marrin kafshët e ngordhura nga rrugët

Gjuetarët që merren me kërkimin dhe trajtimin e kafshëve të plagosura pas aksidenteve rrugore kanë ngritur alarmin për një dukuri që, sipas tyre, po bëhet gjithnjë e më e zakonshme në Jönköping. Gjithnjë e më shumë kafshë të egra që janë goditur nga makinat dhe kanë ngordhur në rrugë ose në anë të tyre po merren nga shoferë dhe persona të tjerë që kalojnë aty, raporton SVT Jönköping. Sipas gjuetarëve, […]

todaySeptember 18, 2026 26

Lajme

Kryetari i Parlamentit nis nesër bisedimet me liderët e partive. Kryetari i Parlamentit ka marrë sot kërkesën për lirimin nga detyra të kryeministrit Ulf Kristersson.

Kryetari i Parlamentit suedez, Andreas Norlén, do të nisë nesër bisedimet me liderët e partive në Parlament. Ai ka njoftuar se të premten do t’i thërrasë në takim drejtuesit e partive parlamentare. Lajmi është bërë i ditur nga Parlamenti suedez përmes një komunikate për shtyp. Në komunikatë thuhet se kryetari i Parlamentit ka marrë sot kërkesën për lirimin nga detyra të kryeministrit Ulf Kristersson (M). “Kryetari i Parlamentit ka marrë […]

todaySeptember 17, 2026 146

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP