Lajme

521 Results / Page 5 of 58

Background

Lajme

Rädda Barnen: Fëmijët po vuajnë psikologjikisht në qendrat e emigrantëve në Suedi

Shumë fëmijë që qëndrojnë në qendrat e pritjes dhe të kthimit të Agjencisë Suedeze të Migracionit po përjetojnë probleme psikologjike. Për këtë ka paralajmëruar organizata suedeze për të drejtat e fëmijëve Rädda Barnen, në një prononcim për radion suedeze P4 Malmöhus. Sara Skoog, psikoterapiste në Rädda Barnen në Malmö, thotë se kushtet në këto qendra nuk janë të përshtatshme për zhvillimin e fëmijëve. “Kjo situatë nuk është aspak e favorshme […]

todayOctober 24, 2026 78

Lajme

Stuhi e fortë në Suedinë perëndimore, pritet të rrëzohen shumë pemë

Stuhia Boelo pritet të godasë Suedinë perëndimore rreth orës 03:00 të natës, për të vazhduar më pas drejt juglindjes. Era ka filluar tashmë të forcohet, ndërsa autoritetet paralajmërojnë për rrezikun që sjellin erërat e fuqishme. Gjatë mëngjesit të së dielës, në jug të Suedisë priten erëra me shpejtësi deri në 25 metra në sekondë. Kjo shpejtësi shënon kufirin që era të konsiderohet stuhi, shkruan gazeta Sydsvenskan. Përveç erërave të forta, […]

todayOctober 24, 2026 224

Lajme

Policia suedeze para Halloween-it: Mos lejoni që shakatë të kthehen në vepra penale

Në prag të festës së Halloween-it, e cila festohet të shtunën e ardhshme, policia suedeze u bën thirrje prindërve të flasin me fëmijët e tyre për rëndësinë e bërjes së shakave pa shqetësuar apo rrezikuar të tjerët. “Ajo që për njërin mund të jetë një shaka, për dikë tjetër mund të jetë e pakëndshme ose e frikshme”, thuhet në komunikatën për shtyp të policisë. Policia paralajmëron se disa veprime që […]

todayOctober 24, 2026 22

Lajme

Studiuesi: Ora dimërore është më e mirë për njerëzit që rrinë zgjuar deri vonë

Këtë natë, Suedia kalon në orën dimërore. Kjo do të thotë se akrepat e orës do të kthehen një orë pas. Ndryshimi do të bëhet në orën 02:00, natën mes së shtunës dhe së dielës. Studiuesi i gjumit, Jonathan Cedernaes, thotë se ora dimërore duhet të jetë ora standarde, pasi në këtë mënyrë njerëzit do të kenë dritë natyrore një orë më herët në mëngjes. “Drita e mëngjesit na ndihmon […]

todayOctober 24, 2026 41

Lajme

Avokati suedez kundërshton ndalimin e azilkërkuesve për t’u larguar nga qarku ku banojnë

Sipas ligjit të ri për pritjen e azilkërkuesve në Suedi, personat që kërkojnë azil nuk lejohen të largohen nga qarku ku ndodhet qendra e tyre e strehimit pa marrë më parë miratimin e Agjencisë Suedeze të Migracionit (Migrationsverket). Leja mund të jepet vetëm kur ekzistojnë arsye të veçanta. Avokati Peter Hellman e cilëson këtë rregull si absurd në një shkrim të botuar në rubrikën e debatit të gazetës Svenska Dagbladet […]

todayOctober 24, 2026 65

Lajme

Ndërpriten disa linja trenash në Skåne për shkak të erërave të forta

Paralajmërimet për erëra të forta kanë bërë që Administrata Suedeze e Transportit (Trafikverket) të anulojë disa nisje trenash në rajonin e Skåne gjatë fundjavës. Sipas raportimit të radios P4 Malmöhus, nga nata e së dielës do të ndërpritet qarkullimi i trenave në linjën hekurudhore mes Kristianstadit dhe Karlskronës. Përveç kësaj, janë anuluar edhe disa linja të tjera trenash. Për të siguruar transportin e udhëtarëve, në linjat ku trenat nuk do […]

todayOctober 24, 2026 22

Lajme

SMHI paralajmëron për erëra të fuqishme stuhie në Suedi: “Situatë e rrezikshme e motit”

E diela pritet të sjellë erëra të forta në disa pjesë të Suedisë. Instituti Suedez i Meteorologjisë dhe Hidrologjisë (SMHI) ka lëshuar një paralajmërim të verdhë për motin, pasi stuhia Boelo pritet të përfshijë vendin. Sipas SMHI-së, moti të dielën mund të jetë me stuhi tl fuqishme, veçanërisht përgjatë bregdetit jugor të Suedisë. Paralajmërimi përfshin të gjithë zonën bregdetare nga Stokholmi deri në Goteborg, si dhe ishullin Gotland. Në disa […]

todayOctober 23, 2026 139

Lajme

Kaos në aeroportin e Kastrupit para pushimeve, radhë me orë të tëra dhe qindra udhëtarë humbin fluturimet

Situata e rënduar në aeroportin e Kopenhagës, Kastrup, ka shkaktuar kaos gjatë mëngjesit të së premtes. Radhët e gjata në kontrollin e sigurisë kanë bërë që qindra udhëtarë të humbin fluturimet e tyre. Sipas mediave daneze dhe atyre të Suedisë jugore, në aeroportin e Kastrupit ka pasur kaos gjatë orëve të mëngjesit. Pritjet në radhë kanë zgjatur herë pas here me orë të tëra, ndërsa qindra njerëz nuk kanë arritur […]

todayOctober 23, 2026 44

Lajme

Suedi: Zgjerohen ndalimet për gomat me thumba (dubbdäck). Ja të gjitha rrugët ku ndalohen?

Shoferët që shkelin ndalimin rrezikojnë gjobë prej 1 000 koronash suedeze. Nga 1 tetori 2027, në Stokholm do të ndalohen gomat me thumba (dubbdäck) edhe në katër rrugë të tjera. Autoritetet synojnë të ulin ndotjen e ajrit, ndërsa organizata M Sverige paralajmëron se masat mund të ndikojnë në sigurinë rrugore. Dimri po afron dhe shoferët në Suedi po përgatiten për ndërrimin e gomave të makinave. Por, përpara se të zgjedhin […]

todayOctober 23, 2026 144

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP