Lajme

521 Results / Page 6 of 58

Background

Lajme

Rritje e madhe e rasteve te Përmbarimi suedez pas ndryshimit të ligjit

Që nga ndryshimi i ligjit në vitin 2022, është rritur ndjeshëm numri i kërkesave për kthimin e parave nga Agjencia Suedeze e Sigurimeve Shoqërore (Försäkringskassan) që përfundojnë te Agjencia Suedeze e Përmbarimit (Kronofogden). Sipas një raportimi të TV4 Nyheterna, pas ndryshimit të ligjit, 17% e kërkesave për kthimin e parave të papaguara janë dërguar te Kronofogden. Para ndryshimit të ligjit, kjo shifër ishte vetëm 2%. Ndryshimi ligjor i vitit 2022 […]

todayOctober 22, 2026 228

Lajme

Agjencia e Punëdhënësve Shtetërorë të Suedisë (Arbetsgivarverket) dëshiron të vendosë teste të rastësishme për drogë në vendet e punës në sektorin shtetëror.

Agjencia e Punëdhënësve Shtetërorë të Suedisë (Arbetsgivarverket) dëshiron të vendosë teste të rastësishme për drogë në vendet e punës në sektorin shtetëror. Por kjo nismë është kundërshtuar nga sindikata Fackförbundet ST, e cila vlerëson se testet e tilla cenojnë privatësinë e punonjësve. Åsa Erba Stenhammar, përgjegjëse për negociatat në sindikatën Fackförbundet ST, shkruan në rubrikën e debatit të gazetës SvD se testimi i punonjësve pa pasur dyshime konkrete për përdorim […]

todayOctober 22, 2026 36

Lajme

Shtetësia suedeze: Ja sa persona e kaluan provimin e parë në Suedi?

875 persona iu nënshtruan provimit për njohuritë mbi shoqërinë suedeze. Për ta kaluar, duhej të merrnin të paktën 28 pikë nga 40 të mundshme. Provimi i radhës pritet të mbahet në pranverën e vitit 2027. Rezultatet e provimit të parë të shtetësisë për njohuritë mbi shoqërinë suedeze janë bërë të ditura. Rreth 80% e 875 personave që iu nënshtruan provimit arritën ta kalonin atë. Më 6 qershor të këtij viti […]

todayOctober 22, 2026 1848 4

Lajme

Të majtët dhe të gjelbërit bien dakord për ligjin që synon të ndalojë dëbimin e adoleshentëve

Partitë e kampit të kuq dhe të gjelbër në Suedi kanë rënë dakord se si duhet të hartohet ligji që synon të ndalojë dëbimin e adoleshentëve. Lajmi bëhet i ditur nga agjencia suedeze e lajmeve TT, e cila citon burime të saj. Sipas TT-së, partitë e kanë marrë këtë vendim të enjten, gjatë një mbledhjeje të Komisionit Parlamentar për Sigurimet Shoqërore në Parlamentin suedez. Megjithatë, për momentin nuk dihet se […]

todayOctober 22, 2026 93

Lajme

Jugu i Suedisë kalon kufirin për ndihmën e energjisë elektrike, çmimet pritet të jenë të larta gjatë dimrit

Çmimi i energjisë elektrike në jug të Suedisë ka kaluar kufirin e përcaktuar për përfitimin e ndihmës financiare për energjinë elektrike gjatë muajit tetor. Lajmi bëhet i ditur nga agjencia e lajmeve TT. Deri më tani në tetor, çmimi mesatar i energjisë elektrike në zonën SE4, që përfshin jugun e Suedisë, ka qenë rreth 1,54 korona suedeze për kilovat-orë (kWh). Ndihma për energjinë elektrike aktivizohet kur çmimi kalon 1,50 korona […]

todayOctober 22, 2026 39

Lajme

Ulf Kristersson shënon rritje të madhe në sondazh: Besimi ndaj tij arrin nivelin më të lartë ndonjëherë

Kryeministri në detyrë i Suedisë, Ulf Kristersson, nga Partia e Moderuar (M), ka shënuar një rritje të madhe në sondazhin më të fundit të besimit të publikut, të realizuar nga SVT/Verian. Me 45% të besimit, ai renditet në krye të listës mes të gjithë liderëve të partive që përfaqësohen në parlamentin suedez. Sipas rezultateve të sondazhit, besimi ndaj Kristersson është rritur me shtatë pikë përqindjeje krahasuar me matjen e mëparshme. […]

todayOctober 22, 2026 41

Lajme

Një në gjashtë pronarë banesash në Suedi mund të shpërngulet nëse hiqet “taksa e shitjes së banesës”

Heqja e tatimit mbi fitimin nga shitja e banesave mund të nxisë më shumë njerëz të ndërrojnë shtëpi dhe të sjellë më shumë banesa në treg. Sipas një sondazhi të ri, një në gjashtë pronarë banesash në Suedi do ta shqyrtonte mundësinë e shpërnguljes nëse ky tatim hiqet. Në Stokholm, shifra është edhe më e lartë: një në pesë pronarë. Sipas një sondazhi të kryer nga kompania Verian për llogari […]

todayOctober 21, 2026 258

Lajme

Rritet frika te socialdemokratët në Suedi: Dështimi i formimit të qeverisë mund ta çojë vendin në zgjedhje të parakohshme

Brenda Partisë Socialdemokrate suedeze po rritet shqetësimi se përpjekjet për formimin e qeverisë mund të dështojnë dhe vendi të detyrohet të mbajë zgjedhje të parakohshme. Sipas disa zërave brenda kampit të majtë, një skenar i tillë mund t’u kushtojë shtrenjtë në zgjedhje dhe t’u sjellë vite të gjata në opozitë. Gazeta suedeze Dagens Nyheter (DN) raporton se shqetësimi për mundësinë e zgjedhjeve të parakohshme po rritet mes socialdemokratëve, në një […]

todayOctober 21, 2026 31

Lajme

Policia suedeze ndërpret operacionin kundër mashtrimeve me kredi, që lidhej me personat me vendim dëbimi nga Suedia

Policia suedeze ka vendosur të ndërpresë “Operacionin Lavanderia”, një nismë e zhvilluar në bashkëpunim me bankat për të parandaluar mashtrimet me kredi. Përmes këtij bashkëpunimi u arrit të ndaloheshin disbursime të dyshimta kredish në vlerë prej miliarda koronash suedeze. Megjithatë, vendimi për përfundimin e operacionit ka shkaktuar pakënaqësi te bankat. Sipas gazetës suedeze Dagens Industri (DI), operacioni u vlerësua nga autoritetet në pranverë, pasi ndihmoi në ndalimin e pagesave të […]

todayOctober 21, 2026 537

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP