Lajme

647 Results / Page 7 of 72

Background

Lajme

Një marrëveshje mes Moderatëve dhe Socialdemokratëve mund të sjellë më shumë stabilitet dhe vendimmarrje

Politika mbetet në qendër të vëmendjes në faqet editoriale të gazetave suedeze edhe këtë të shtunë. Dy prej gazetave kryesore në vend trajtojnë çështje të ndryshme politike, nga formimi i qeverisë së re deri te problemet brenda partisë Demokratët e Suedisë. Amanda Sokolnicki, nga gazeta Dagens Nyheter (DN), ndalet te mundësitë për formimin e qeverisë dhe vlerëson se alternativa më realiste për Socialdemokratët (S) është të lejojnë Ulf Kristerssonin, kryetar […]

todayNovember 14, 2026 47

Lajme

Sondazhi në Suedi: Votuesit e Partisë së Qendrës preferojnë një qeveri të djathtë, me mbështetjen e SD-së, sesa një qeveri me ministra nga e Majta

Një sondazh i ri në Suedi tregon se shumica e votuesve të Partisë së Qendrës (C) do të preferonin një qeveri të djathtë, e cila do të mbështetej nga Demokratët e Suedisë (SD), në vend të një qeverie ku Partia e Majtë (V) do të kishte poste ministrore. Sipas matjes së realizuar nga Indikator Opinion, me porosi të televizionit publik suedez SVT, 54% e votuesve të Partisë së Qendrës preferojnë […]

todayNovember 13, 2026 48

Lajme

Stokholm, ngrin çmimin e kartës mujore SL për vitin 2027, nuk do të ketë rritje të tarifave

Qeveria e re rajonale me pesë parti në Rajonin e Stokholmit ka prezantuar buxhetin e saj të parë, duke njoftuar më shumë fonde për transportin publik dhe shërbimin shëndetësor. Sipas planit të ri, këto dy sektorë do të përfitojnë 4,5 miliardë korona suedeze më shumë në krahasim me vitin 2026. Kjo shumë përbën gjysmën e fondit të parashikuar për reformat e reja, shkruan gazeta suedeze Dagens Nyheter (DN). Një nga […]

todayNovember 13, 2026 312

Lajme

Stuhia e dëborës mbyll shkollat në Västerbotten, nxënësit kalojnë në mësim online

Reshjet e dendura të dëborës në verilindje të rajonit Västerbotten në Suedi kanë detyruar Bashkinë e Skellefteå të marrë masa për mbylljen e shkollave. Të gjitha shkollat për nxënësit nga klasa e pestë deri në klasën e nëntë do të qëndrojnë të mbyllura gjatë ditës së premte, raporton gazeta suedeze Svenska Dagbladet. Për shkak të kushteve të vështira atmosferike, nxënësit nuk do të paraqiten në shkollë, por do ta zhvillojnë […]

todayNovember 13, 2026 29

Lajme

145 avokatë në Suedi bojkotojnë çështjet e azilkërkuesve

Të paktën 145 avokatë të specializuar në çështjet e emigracionit në Suedi kanë vendosur të bojkotojnë marrjen e çështjeve të azilkërkuesve. Ata kanë refuzuar të pranojnë detyra si këshilltarë ligjorë për personat që kërkojnë azil në vend. Lajmi është bërë i ditur nga radioja suedeze Ekot, e cila i referohet të dhënave të Dhomës së Avokatëve të Suedisë. Vendimi për bojkot vjen pas ndryshimeve të bëra nga qeveria suedeze në […]

todayNovember 13, 2026 75

Lajme

SMHI lëshon paralajmërimin më të lartë të kuq: Mund të bien deri në 80 centimetra borë në Suedi

Instituti Meteorologjik Suedez (SMHI) ka ngritur paralajmërimin për reshje dëbore në nivelin e kuq, që është niveli më i lartë i mundshëm. Paralajmërimi vlen kryesisht për zonën e qytetit Skellefteå dhe zonat bregdetare më në veri të vendit. Sipas parashikimeve të SMHI-së, gjatë kësaj periudhe mund të bien nga 50 deri në 80 centimetra borë. Përveç reshjeve të dendura të dëborës, priten edhe erëra të forta, të cilat mund ta […]

todayNovember 12, 2026 164

Lajme

BankID jep alarmin: Një ndryshim i thjeshtë në telefon mund t’ju mbrojë nga mashtrimet

BankID u bën thirrje përdoruesve të kontrollojnë një cilësim në telefonat e tyre, i cili mund të rrisë ndjeshëm sigurinë e llogarisë. Bëhet fjalë për aktivizimin e shërbimit të vendndodhjes, një funksion që ndihmon në parandalimin e mashtrimeve dhe aktivizimit të paautorizuar të identitetit digjital. BankID përdoret çdo ditë nga miliona njerëz në Suedi për të kryer veprime të ndryshme bankare dhe për t’u identifikuar në shërbime të ndryshme. Edhe […]

todayNovember 12, 2026 121

Lajme

Stokholmi prezanton buxhetin për vitin 2027, synon të bëhet kryeqyteti më miqësor për fëmijët në botë

Tri partitë që drejtojnë bashkinë e Stokholmit, Socialdemokratët, Partia e Gjelbër dhe Partia e Majtë, kanë prezantuar buxhetin për vitin 2027. Ndër synimet kryesore janë zvogëlimi i numrit të nxënësve në klasa, më shumë hapësira të gjelbra, rritja e sigurisë për të rinjtë, sporti më i lirë dhe ulja e trafikut të makinave. Stokholmi synon të bëhet kryeqyteti më miqësor për fëmijët në botë. Ky është objektivi që kanë vendosur […]

todayNovember 11, 2026 125

Lajme

Suedia ndryshon Kushtetutën: Në të ardhmen mund të hiqet shtetësia suedeze për personat me dy shtetësi

Parlamenti suedez miratoi ndryshime të rëndësishme kushtetuese që parashikojnë mundësinë e heqjes së shtetësisë në raste të caktuara. Masat do të prekin personat që kanë edhe një shtetësi tjetër. Ndryshimet hyjnë në fuqi më 1 janar 2027, por për zbatimin e tyre nevojitet fillimisht një ligj i veçantë. Parlamenti suedez (Riksdag) ka miratuar disa ndryshime të rëndësishme në Kushtetutën e vendit. Vendimi u mor të mërkurën, më 11 nëntor, dhe […]

todayNovember 11, 2026 1674

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP