Suedi & Scandinavia

252 Results / Page 18 of 28

Background

Lajme

Swish do të ketë ndërprerje më 6 tetor

Shërbimi i pagesave Swish do të jetë jashtë funksionit për disa orë më 6 tetor, për shkak të mirëmbajtjes së planifikuar. Swish është bërë pjesë e përditshmërisë së suedezëve dhe numri i përdoruesve të shërbimit është rritur vazhdimisht që nga fillimi i tij në vitin 2012. Sot, 8,8 milionë suedezë e përdorin Swish për t’u dërguar para miqve, për të blerë gjëra në tregjet e sendeve të përdorura, për të […]

todayOctober 4, 2026 238

Lajme

Suedia ka papunësinë e tretë më të lartë në BE

Papunësia në Suedi arriti në 8,7% në gusht, duke e renditur vendin të tretin në Bashkimin Europian për nivelin më të lartë të papunësisë. Vetëm Finlanda dhe Spanja kanë një nivel më të lartë papunësie se Suedia. Sipas statistikave të publikuara nga Eurostat, papunësia në Eurozonë ishte 6,4% në gusht. Ky nivel mbeti i pandryshuar krahasuar me periudhën e mëparshme. Të dhënat ishin në përputhje me pritshmëritë e analistëve. Sipas […]

todayOctober 4, 2026 45

Lajme

Disa përfitime për punonjësit mund të bëhen pa tatim nga 1 janari 2027

Punonjësit që marrin ndihmë për të studiuar, për të ndryshuar profesion ose për të forcuar aftësitë e tyre përmes një organizate të tranzicionit “organizata që ndihmojnë punonjësit të ndryshojnë punë ose profesion” në tregun e punës, mund të kenë një lehtësi të re tatimore. Nga 1 janari 2027, disa nga këto përfitime mund të bëhen të përjashtuara nga tatimi, nëse propozimi i qeverisë miratohet. Qeveria suedeze dëshiron ta bëjë më […]

todayOctober 4, 2026 824

Lajme

Fushata zgjedhore e këtij viti është më e dobëta në 20 vjet

Fushata zgjedhore e këtij viti është vlerësuar si më e dobëta dhe më pak e argumentuar në 20 vitet e fundit. Kështu mendojnë votuesit, sipas një sondazhi të DN/Ipsos. Vetëm 13% e personave të anketuar thonë se fushata zgjedhore që sapo përfundoi ka qenë mjaft e mirë ose shumë e mirë. Kjo është përqindja më e ulët krahasuar me pesë fushatat e fundit zgjedhore. Në vitin 2022, 15% e të […]

todayOctober 4, 2026 26

Lajme

Xhamia e parë e Suedisë feston 50-vjetorin me dyer të hapura

Xhamia e parë e Suedisë feston këtë vit 50-vjetorin e hapjes. Ajo ndodhet në Högsbohöjd, në Göteborg, dhe u hap në vitin 1976. Për të shënuar këtë përvjetor, gjatë fundjavës në xhaminë Nasir organizohet një aktivitet me dyer të hapura për publikun. Imami Agha Khan ka thënë për P4 Göteborg se i gjithë qyteti është i mirëpritur të vizitojë xhaminë dhe të mësojë më shumë rreth saj dhe Islamit. “Kur […]

todayOctober 4, 2026 45

Lajme

Shoqatat dhe organizatat në Suedi mund të preken nga ndryshimi i rregullave të Fondit të Trashëgimisë në vitin 2027

Rregullat për Fondin e Përgjithshëm të Trashëgimisë së Suedisë, Allmänna arvsfonden, mund të ndryshojnë në vitin 2027. Qeveria suedeze dëshiron të forcojë kontrollin mbi fondin dhe të modernizojë mënyrën se si paratë e tij shpërndahen. Ndryshimet mund të ndikojnë sidomos te organizatat, shoqatat dhe projektet jofitimprurëse që marrin mbështetje financiare nga fondi. Qeveria ka emëruar një hetues të posaçëm, i cili do të shqyrtojë rregullat aktuale dhe do të paraqesë […]

todayOctober 4, 2026 50

Lajme

Çmimet e banesave në Stokholm po i afrohen një kufiri të ri

Çmimet e banesave në qendër të Stokholmit vazhdojnë të rriten. Çmimi mesatar për një metër katror po i afrohet një kufiri të ri simbolik prej 125 mijë kronash. Çmimet e banesave në qendër të Stokholmit po shkojnë drejt një niveli të ri rekord. Sipas të dhënave të Hemnet, të cilave u referohet gazeta Svenska Dagbladet (SvD), çmimi mesatar për metër katror në qendër të kryeqytetit suedez së shpejti mund të […]

todayOctober 3, 2026 132

Lajme

Kontrolli teknik i makinave mund të ndryshojë, rregulla të reja mund të hyjnë në fuqi në vitin 2027.

Rregullat për kontrollin teknik të makinave në Suedi mund të ndryshojnë në disa pika. Transportstyrelsen po përgatit një propozim të ri, ndërsa ndryshimet mund të fillojnë të zbatohen gjatë vitit 2027. Megjithatë, ende nuk ka një datë të konfirmuar dhe as një listë përfundimtare të kërkesave të reja. Pronarët e makinave në Suedi mund të përballen me ndryshime në mënyrën se si automjetet kontrollohen dhe vlerësohen gjatë kontrollit teknik. Transportstyrelsen, […]

todayOctober 3, 2026 141

Lajme

Çmimet e banesave u rritën në shtator. Ja sa janë rritur gjatë vitit?

Çmimet e banesave në Suedi u rritën me 1,6% gjatë shtatorit. Rritja ishte më e madhe se zakonisht për këtë periudhë të vitit. Që nga fillimi i vitit, çmimet janë rritur me 6,5%. Çmimet e banesave në Suedi vazhduan të rriten edhe gjatë muajit shtator. Sipas statistikave nga Booli, faqja e tregut të banesave në pronësi të bankës SBAB, çmimet e banesave në të gjithë vendin u rritën mesatarisht me […]

todayOctober 2, 2026 48

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP