Suedi & Scandinavia

348 Results / Page 35 of 39

Background

Lajme

Skatteverket: 13 korriku është një datë e rëndësishme për qindra mijëra banorë në Suedi

E hëna, 13 korrik, është një datë e rëndësishme për qindra mijëra persona në Suedi që kanë detyrim të paguajnë tatim shtesë. Shumë qytetarë e dorëzuan deklaratën e të ardhurave herët këtë pranverë. Rreth 2,6 milionë persona morën njoftim se do të përfitonin kthim të tatimit. Por, mbi 700 mijë persona u njoftuan se duhet të paguajnë tatim shtesë (kvarskatt), me një shumë totale prej 16,3 miliardë koronash suedeze. Në […]

todayJuly 10, 2026 1266

Lajme

Analistët paralajmërojnë: Benzina dhe nafta mund të shtrenjtohen gjatë verës në Suedi

Çmimet e benzinës dhe naftës në Suedi kanë rënë pas uljes së taksave që hyri në fuqi më 1 korrik. Megjithatë, kjo ulje mund të mos zgjasë për shumë kohë. Sipas Christian Kopfer, analist i lëndëve të para në kompaninë Arctic, lufta në Iran dhe rritja e çmimeve të naftës në tregjet botërore mund të sjellin një rritje të re të çmimeve të karburanteve. “Situata e naftës në Lindjen e […]

todayJuly 10, 2026 20

Lajme

Rriten shitjet në dyqanet ushqimore në Suedi gjatë qershorit

Shitjet në dyqanet ushqimore në Suedi shënuan një rritje prej 4,7% gjatë muajit qershor, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Këto të dhëna janë publikuar nga organizata e sektorit të tregtisë ushqimore Svensk Dagligvaruhandel. Sipas raportit, shitjet përmes internetit u rritën me 13%, ndërsa shitjet në dyqanet fizike u rritën me 4,4%. Në total, blerjet online përbënin 4,3% të të gjitha shitjeve të produkteve ushqimore gjatë muajit […]

todayJuly 10, 2026 26

Lajme

Ligjet e reja nga viti 2027, familjet që preken të parat nga ndryshimet në mbrojtjen e fëmijëve.

Nga viti 2027, rregullat për kujdesin e detyruar të fëmijëve dhe të rinjve në Suedi mund të ndryshojnë. Qëllimi i qeverisë është që siguria dhe e drejta e fëmijës të kenë më shumë rëndësi kur merren vendime të vështira. Për disa familje në Suedi, jeta e përditshme mund të ndryshojë nga viti 2027. Një ligj i ri synon të forcojë të drejtat e fëmijëve dhe të vendosë sigurinë e tyre […]

todayJuly 9, 2026 549

Lajme

Shtetësia suedeze: Refuzimet ishin shumë më të shumta se miratimet në muajin e parë pas rregullave të reja

Muaji qershor ishte i pari në të cilin u zbatuan rregullat e reja, më të ashpra, për marrjen e shtetësisë suedeze. Këto ndryshime hynë në fuqi më 6 qershor, në Ditën Kombëtare të Suedisë. Sipas të dhënave të reja nga Agjencia Suedeze e Migracionit (Migrationsverket), numri i personave që morën përgjigje negative për kërkesat e tyre për shtetësi ishte shumë më i madh se numri i atyre që morën miratim. […]

todayJuly 9, 2026 967

Lajme

Keni kartëmonedha të vjetra suedeze në shtëpi? Ndërrojini para 1 shtatorit, tarifa do të rritet.

Riksbanken, Banka Qendrore e Suedisë, u bën thirrje qytetarëve që kanë kartëmonedha të vjetra në shtëpi të mos presin shumë gjatë për t’i këmbyer. Nga 1 shtatori 2026, tarifa për këmbimin e tyre do të rritet. Kartëmonedhat e vjetra shpesh mbeten të harruara në ndonjë sirtar, në një zarf, në portofol ose në vende të tjera ku ruhen para. Ato mund të kenë mbetur aty pas një shpërnguljeje, pas ndarjes […]

todayJuly 9, 2026 301

Lajme

Qeveria suedeze shqyrton mundësinë e vendosjes së rrugëve me pagesë

Qeveria suedeze ka nisur një hetim për të shqyrtuar mundësinë e krijimit të një kompanie shtetërore për ndërtimin e rrugëve. Nëse ky projekt realizohet, në të ardhmen disa rrugë në Suedi mund të financohen nga drejtuesit e automjeteve që i përdorin, përmes tarifave të veçanta. Sipas gazetës Dagens Nyheter (DN), kompania e re shtetërore do të mund të konkurronte me Administratën Suedeze të Transportit (Trafikverket) në ndërtimin e rrugëve. Një […]

todayJuly 9, 2026 127

Lajme

I nxehti rikthehet në Suedi, fundjava pritet me temperatura mbi 26 gradë

Pas ditëve më të freskëta, moti i ngrohtë po rikthehet në Suedi. Sipas Agjencisë Meteorologjike dhe Hidrologjike të Suedisë (SMHI), temperaturat do të ngjiten mbi 20 gradë Celsius në pjesën më të madhe të jugut të vendit dhe deri në Norrlandin qendror gjatë pjesës së mbetur të kësaj jave. Meteorologu Torbjörn Simann thotë se moti i ngrohtë pritet të vazhdojë të paktën deri në fund të javës. Sipas tij, parashikimet […]

todayJuly 9, 2026 23

Lajme

BE-ja jep dritën jeshile për euron digjitale, synon të ulë varësinë nga sistemet amerikane të pagesave

Bashkimi Evropian ka dhënë dritën jeshile për të nisur negociatat për krijimin e një versioni digjital të euros, raportoi agjencia AFP. Qëllimi i kësaj nisme është të zvogëlohet varësia nga sistemet amerikane të pagesave, si Visa dhe Mastercard, si edhe nga shërbimet digjitale të pagesave Apple Pay dhe Google Pay. Planet për euron digjitale janë duke u zhvilluar prej disa vitesh. Propozimi është miratuar nga shumica e deputetëve të Parlamentit […]

todayJuly 9, 2026 140

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP